Home KRYESORE “Lapsi”: Piloti italian i rrëzuar në Ishëm, i akuzuar në Itali për...

“Lapsi”: Piloti italian i rrëzuar në Ishëm, i akuzuar në Itali për korrupsion

Guido Andrea Guidi, piloti italian 69 vjeç që ra në grykëderdhjen e lumit Ishëm rezulton person me probleme me drejtësinë në Itali.

Lapsi.al siguroi një dokument të Gjykatës së Lartë, të 23 tetorit 2013. Guido Adrea Guidi së bashku me shtetasin E. R. akuzohen për nxitje në korrupsion.

Ata, thuhet në dokument, i kanë premtuar të holla një këshilltari teknik të prokurorisë për të plotësuar një dokument fals konsulence. Guido Guidi Andrea, ka lindur në Milano më 24 nëntor 1947 shkoi përpara drejtësisë për dhënien e një shume parash për një aksident ajror të ndodhur në aeroportin Linate të Milanos.

“Në mënyrë të veçantë, historia e rastit në fjalë e ka origjinën nga një aksident ajror, që ndodhi më 1 qershor 2003, në hapësirën e aeroportin Milano Linate, përplasjen e një me avioni të kompanisë EUROJET me një depo industriale që shkaktoi vdekjen e pilotit dhe të bashkëpilotit”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al.

Gjatë hetimeve paraprake Prokuroria caktoi një konsulent teknik. Një koleg i tij, Corrado S, inspector në Enac Milano dhe i punësuar pranë kontrollit operativ të Eurojet, e takoi konsulentin dhe i premtoi një shumë të madhe parash në shkëmbim të hartimit të një raporti në favor të kompanisë ajrore.

Hetimet nxorrën se në këtë aferë ishte përfshirë edhe Guido Andrea Guidi dhe E.R, (ortakë të kompanisë ajrore). /Lapsi.al

Share: