Home KRYESORE Leter qytetareve te vendit tim per plehrat qe po na vijne,

Leter qytetareve te vendit tim per plehrat qe po na vijne,

Nga Arian Galdini

A e di ti shqiptari im i dashur se cili eshte dallimi mes mbetjeve dhe plehrave?

Sigurisht qe nuk ke si ta dish.

Kryeministri yt Edi Rama, te ka thene me pare se mbetjet jane plehra.
Kryeministri yt Edi Rama, po te thote sot se plehrat jane mbetje.

E nese ti degjon vetem Kryeministrin tend Edi Rama, e nuk kupton asgje, e nuk e di me se cili eshte dallimi mes plehrave dhe mbetjeve, nuk e ka fajin Kryeministri.
Fajin e ke ti.

Dhe nese kjo padije e jotja per shkak se ke degjuar gjithmone Kryeministrin Edi Rama, te shtyn drejt Protestes atehere je sharlatan.

A e di ti qytetar i dashur i Shqiperise sone te shtrenjte, se cili eshte dallimi mes Industrise se Riciklimit dhe Mafias?

Sigurisht qe nuk ke si ta dish.

Kryeministri yt Edi Rama, te ka thene me pare se Industria e Riciklimit eshte Mafia.
Kryeministri yt Edi Rama, po te thote sot se Mafia nuk ka lidhje me Industrine e riciklimit.

E nese ti degjon vetem Kryeministrin tend Edi Rama, e nuk kupton asgje, e nuk e di me se cili eshte dallimi mes Industrise se Riciklimit dhe Mafias, nuk e ka fajin Kryeministri.
Fajin e ke ti.

Dhe nese kjo padije e jotja per shkak se ke degjuar gjithmone Kryeministrin Edi Rama, te shtyn drejt Protestes atehere je sharlatan

A e di ti qytetar shqiptar, se cili eshte dallimi mes Edi Rames dhe Edi Rames?

Sgurisht qe nuk ke si ta dish.

Kryeministri yt Edi Rama, te ka thene me pare se do te te rilinde.
Kryeministri yt Edi Rama, po te thote sot se ti nuk je per tu rilindur, ti je per tu ricikluar.

E nese ti degjon vetem Kryeministrin tend Edi Rama, e nuk kupton asgje, e nuk e di me se cili eshte dallimi mes rilindjes dhe riciklimit, nuk e ka fajin Kryeministri.
Fajin e ke ti.

Dhe nese kjo padije e jotja per shkak se ke degjuar gjithmone Kryeministrin Edi Rama, te shtyn drejt Protestes atehere je sharlatan

Ndaj, sot kam nje ftese te thjeshte per ty.

Meqe Kryeministri te thote gjera te ndryshme ne kohe te ndryshme e per arsye te ndryshme, nuk e ka fajin Kryemimistri Rama qe ti fillon pyet.

Madje, nese ti shkon me tutje me pyetjet e tua, e fillon e kerkon te kuptosh, e me tutje akoma nese fillon qe ne kerkim te kuptimit ia nis te kerkosh llogari, e pastaj vendos te Protestosh, nuk e ka fajin Kryeministri.

Fajin e ke ti.

Dhe nese ti nuk e kupton dot qe fajin e ke ti, atehere je sharlatan.

Ndaj, ne date 1 tetor, ora 11.00, bej nje gje ndryshe.

Mos shiko TV, mos lexo titra lajmesh me syte nga ekrani ndersa gjerb kafene. Mos lexo Portale nga celulari, mos shkruaj statuse mllefi e zemerate kunder kujtdo qe ta pret mendja.

Mos tako shoke, miq, familjare, per tu ankuar per punet qe po shkojne per dreq ne kete vend. Mos planifiko fundjaven e demblizmit e as te koheshtyrjes. As ti qe je shqiptari me mireqenie, mos shko jashte Tirane per te ngrene dreke e per te folur per Nikolin Jaken dhe Dhomen e Tregetise qe nuk kerkon ulje taksash e rritje sherbimesh qeveritare, por qe kerkon ulje mbathjesh dhe rritje sherbimesh seksuale. As ti intelektuali, pedagogu, inxhinieri, arkitekti, doktori, etj, mos u fshih pas librave, a skrivanive te punes. Mos e bej kete te shtune.

Lere te lire kete te shtune. Lere te lire per veten tende.

Me shokun qe do pije kafe, dil ne Proteste. Me celularin qe do lexoje lajmet e do shkruaje statuse a komente zemerate e rrebelimi virtual, dil ne Proteste. Me familjaret qe do mblidhje per dreke fundjave, dil ne Proteste. Librin qe do lexoje, a punet qe do kryeje, leri te te presin, e dil ne Proteste.

Mos dil kunder Kryeministrit. Jo, mlo e bej. Ti ndoshta e ke votuar, ndoshta e pelqen, ndoshta e beson, ndoshta e admiron Kryeministrin Edi Rama.

Mos dil as kunder plehrave. Ti ndoshta nuk e ke me fare te mundur qe ta perthithesh e kuptosh dallimin mes plehrave si rrezik dhe plehrave si treg.

Dil kunder vetes.

Protesto njehere te vetme, nje here, kunder sharlatanizmit tend.

Besoje edhe kesaj rradhe Kryeministrin tend dhe dil ne Proteste kunder sharlatanizmit tend.

Nese Kryeministri te thote se ti je sharlatan atehere ti je sharlatan,

Dil pra ne Proteste kunder sharlatanizmit tend. Beja qejfin Kryeministrit.

Sepse ndoshta, pas kesaj Proteste, ti do pastrosh veten nga sharlatanizmi qe te ka kapluar.

E nese je me fatlum, e me i vendosur per kete Proteste, ndoshta ti do kuptosh qartazi te verteten e madhe.

Te verteten se ne kete vend, i vetmi i paditur, i vetmi sharlatan, e vetmja mbetje per tu eksportuar, trajtuar e ricikluar jashte cdo detyre me pergjegjesi publike eshte Edi Rama.

Share: