Home KRYESORE Lëvizje në administratë, ikën kreu i Prokurimeve Publike

Lëvizje në administratë, ikën kreu i Prokurimeve Publike

Vazhdojnë, per asye te paqarta per publikun dhe ndoshta edhe per te larguarit, ndryshimet në institucione të rëndësishme të administratës publike. Në një vendim të botuar në fletoren zyrtare, mësohet se së fundi është larguar kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe anëtrja e këtij komisioni, Juliana Hoxha.

Në vend të Kërit kryeminsitri Rama ka emëruar Evis Shurdhan, cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri, ndërsa në vend të Hoxhës është emëruar Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.

Javën e kaluar pati ndryshime edhe në radhët e drejtuesve të Doganave dhe Tatimeve.

Share: