Home KRYESORE MISIONIT RILINDAS I ERDHI FUNDI.

MISIONIT RILINDAS I ERDHI FUNDI.

Nga Sadedin Celiku

Rilindja siç ka qef ta quaje Edi Rama nuk i solli asgjë të re rilindasve,qytetareve dhe shqiptareve ne teresi. As ne politiken e jashteme dhe as ne ate te brendeshme, shqiptaret nuk pane e preken asgje te re,asgje ndryshe nga lideri qe qeverisi ne qeverine paraardhese.

Programi qeverises dhe ai politik ju servir shqiptareve si shpetim nga e keqja qe e kishte pllakosur vendin.Por nuk ndodhi keshtu.

Në emër te rilindjes filluan rikonstruksionet e objekteve te ministrive, drejtorise e komiusariateve te policise,drejtorive te shendetit publik, poliklinikave,qendrave kulturore etj.Por u rehabilituan dhe qendrat e disa qytezave dhe tashme kane filluar Tiranen per te treguar sa fort na duan ne shqiptaret.

Por qytetareve ju afruan dhe ligjin marifetxhi te partneritetit privat e shtetror qe do te thote te marrish dhe administrosh pronat e shtetit pa blere,pa privatizuar dhe pa futur dorën në xhep.Keshtu do te ndertohet stadiumi i futbollit se bashku me gradaçelën ne kryeqytet ku të ashtequajturit partnere privat do te kene pjesen e luanit ne kete partneritet,keshtu siç i thone ne gjuhen shqipe sekap, keshtu hemodializa dhe gjithe sherbimet e tjera,Ishim mesuar ta shifnim Shqiperine te mbjelle me te lashta,por tashme vendin e tyre e kane zënë bimet narkotike,dhe te gjitha keto na e servirin per mirëqënie, rritje ekonomike dhe stabilizim te tregueseve makroekonomike.

Kalimi i ligjit te importit te plehrave nga Italia,pavarsisht ngjyrimeve qe perpiqen te bejne servilet e Edi Rames,është një përpjekje gati 20 vjeçare e mafias itali-shqiptare per ta futur kete biznes mjaft fitimprurës ne vendin tone.Me sa duket kjo do ti ve kapakun rilindjes dhe se bashku me ta dhe ideatoret e rilindjes.Kalimi i ligjit me 63 vota, pa votat e PDIU-se dje LSI-se eshte mjaft domethenese,qe do te thote se ata nuk jane dakort me kete aferePor nuk jane dakort gati e gjithe populli shqiptar sepse ne ende nuk jemi ne gjendje te heqim plehrat tona dhe lë mo të importojme nga ato te tjereve.

Zgjedhjet po afrojne dhe te babziturit nuk kane filluar te bejne llogari. Duhet ta dini mirë se veshtire se do ta kaloni lehte ate proçes.

Share: