Home KRYESORE Në Mostar protesta kundër burkës dhe shenjave te islamit radikal

Në Mostar protesta kundër burkës dhe shenjave te islamit radikal

Në pika të ndryshme të qendrës historike të Mostarit, në Bosnje, janë shfaqur parulla kundër mbajtjes së burkës, njëra prej të cilave ishte dhe më radikalja, “F*** off”.

Bëhet fjalë për një referim të qartë ndaj turistëve nga vendet arabe, sidomos nga Bahreini, Omani dhe Emiratet, numri i të cilëve këtë vit në Bosnje u rrit me 200 për qind.

Sipas portalit Klix.ba, shumica e popullsisë së Mostarit, edhe pse i ka cilësuar parullat si “çnjerëzore”, është kundër paraqitjes dhe sjelljes së turistëve arabë, të cilët luten në ambjente të hapura, përfshirë parqet e qytetit.

Veprime këto që shihen si të qëllimshme dhe si sfiduese në Bosnje, ku njerëzit luten vetëm në xhami, ose në shtëpitë e tyre dhe ku gratë myslimane mbajnë vetëm hixhab, ose velon që lë fytyrën zbuluar.

Share: