Në Shkup, statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në foto, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane.
Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot), transmeton Telegrafi.
Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë.
Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë.
Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni, si qyteti më i madh në Kosovë, kishte 70693 shqiptarë, 697 serbë e asnjë turk.
Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen.
Në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën. Po sot cpo ndodh? Sigurisht qe situata eshte permbysur ndonese shqiptaret jane shoqeri me moshe mesatare me te re ne rajon. Por politika duket e papjekur per te kuptuar ne kohe rendesine e gjerave./ shqiperiaebashkuar.al