Home KRYESORE Neranxi: Koha te degjojme zerin e te mencurve jo te te forteve,...

Neranxi: Koha te degjojme zerin e te mencurve jo te te forteve, para se te jete vone!

Biznesmeni i sukseshem Nikollaq Neranxi, duke ju referuar numrit te madh te kredive te pashlyera, ose sic quhen ndryshe Kredite e Keqia te cilat shkojne deri 160 milion euro, shkruan ne profilin e tij ne Facebook, se kjo ndodh sepse ketu atmosfera per biznesin nuk eshte favorizuese dhe sepse gjithmone eshte dikush qe te pengon dhe interesohet qe ti te deshtosh dhe keta aktore, sipas Neranxit i gjen tek qeverisja e sotme.

Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit:

“Bankat nxjerrin ne shitje 1243 prona (160 milion €), per te cilat nuk u be e mundur shlyerja e kredive. Behet fjale per 1243 histori zhgenjimi dhe falimentimi te individeve apo bizneseve te cilet kishin bere nje plan investimi ne patundshmeri, por qe nuk ia dolen.

Sepse ne Shqiperi edhe nese je nje individ i suksesshem, edhe nese ben planin e biznesit me te perkryer, dikush tjeter eshte nje hap perpara teje dhe kujdeset qe ti te deshtosh me sukses ne jete, dhe kjo eshte qeverisja jone e cila krijon rregullat e lojes ne kete vend.

Dhe ky eshte vetem fillimi i fundit. Sipas Bankes Boterore, Shqiperia është vendi i vetëm në rajon, ku kreditë e këqija vazhdojnë të rriten me ritme te frikshme. Si iu behet dermani ketyre rregullave loje pushtetare?

Ka nje shprehje te perbotshme qe thuhet ne keto raste: “Kur loja behet e forte, te fortet fillojne te luajne!” Ka ardhur koha te degjojme zerin e te mencurve te ketij vendi para se te jete shume vone!”

Share: