Home KRYESORE Nuk ka komb kosovar, ka vetëm komb shqiptar. Jemi te ndarë, por...

Nuk ka komb kosovar, ka vetëm komb shqiptar. Jemi te ndarë, por të mos jemi te përcarë

Nga SADIK ELSHANI/Bota Sot

“Kombi” kosovar i Nexhmedin Spahiut dhe bashkëmendimtarëve të tij

Ka kohe qe Nexhmedin Spahiu dhe disa te tjere me plot zell jane duke e trumpetuar “tezen” e kombit kosovar. Kete ai e ben edhe ne shkrimin e fundit te botuar ne disa portale (faqe) elektronike: “Enver Robelli vs. Halil Matoshi & Ben Blushi”. Se pari, shqip ne do ta shkruanim: “Enver Robelli kunder Halil Matoshit dhe Ben Blushit”. Ne kete shkrim nuk do te hy ne imtesi lidhur me perkufizimin se cka eshte kombi, sepse keto perkufizime jane shtjelluar e pranuar ne literaturen shkencore qe merret me keto ceshtje. Pastaj,  nuk jam as sociology e as politikolog, por per disa gjera duhet te kesh njohuri dhe gjykime te shendosha.

Krijimin e “kombit” kosovar N. Spahiu e merr si pune te kryer. Madje ai mburret se kombi kosovar ishte ide e tij e para 25 viteve dhe pastaj shton se kete ide te tijen e perkrahen Halil Matoshi, Fatos Lubonja dhe me pas edhe vete kryetari, Dr. Ibrahim Rugova. Mesa di une, Dr. Rugova kurr nuk eshte shprehur per kombin kosovar, por ai gjithmone eshte angazhuar per Kosoven si shtet i pavarur e sovran. “Por, tani per kombin kosovar me nuk flitet si per nje ide, sepse ai tashme eshte nje realitet politik i njohur nga 112 kombe te botes” , shkruan N. Spahiu. Sic duket N. Spahiu “tezen” e tij per kombin kosovar e bazon ne perkethimin e fjales se gjuhes angleze, “nation”, vetem me perkethimin ne gjuhen shqipe si “komb”. Por, fjala “nation” ka edhe kuptime te tjera per te cilat do te flasim pak me poshte ne kete shkrim. Kombet nuk e kane njohur kombin e Kosoves, por vendet, shtetet sovrane e kane njohur Kosoven si shtet te pavarur e sovran. Ne nje shkrim ne internet: “International recognition of Kosovo” (“Njohjet nderkombetare te Kosoves”), shkruhet: “As of 8 July, 2016, the Republic of Kosovo has received 113 diplomatic recognitions as an independent state.” (“Deri me 8 korrik, 2016, Republika e Kosoves ka marre 113 njohje diplomatike si shtet i pavarur”). Ne shkrim pastaj jepet lista e vendeve, shteteve qe e kane njohur Kosoven, me shenimin: Countries that recognize Kosovo ( vendet, shtetet qe e njohin Kosoven). Pra, shtetet, vendet e kane njohur shtetin e Kosoves dhe jo kombin  kosovar, sic ngul kembe N. Spahiu.

Pastaj ne shkrimin e tij vazhdon: “U desh ndihma e fuqishme e aleateve perendimore qe te krijohemi si komb. Pra, komb kosovar qe per momentin eshte monoetnik…” Nexhmedin Spahiu duhet ta dije fare mire se aleatet tane perendimore, sado te fuqishem qofshin ata, nuk mund te krijojne kombe brenda nates. Aleatet perendimore nuk kane punetori, laboratore ku krijojne kombe ne epruveta apo ne enet Petri. Krijimi i kombeve eshte nje process i gjate shoqeroro-historik.

“Tezen” e tij per kombin kosovar, Nexhmedin Spahiu e bazon kryesisht ne perkthimin e fjales “nation” me fjalen shqipe “komb”. Ai vazhdon: “Me cdo fjalor anglisht – shqip apo shqip – anglisht, fjala “nation” perkthehet “komb” dhe anasjelltas”. Kjo nuk eshte e vertete. Ne fjalorin anglisht – shqip te Ilo Stefanllarit (Rilindja, Prishtine, 1988, faqe 254), ja si perkthehet fjala “nation”: 1) komb; 2) shtet; 3) vend. Te njejtin perkthim e gjejme edhe ne fjalorin tjeter te Ilo Stefanllarit, Albanian – English, English – Albanian Dictionary (Hippocrene Books, Neë York, 2002, faqe 298). Edhe ne fjalorin engleski – srpskohrvatski (anglisht – serbokroatisht), srpskohrvatski – engleski (serbokroatisht – anglisht), (Obod Cetinje, Medicinska knjiga Beograd Zagreb, 1988, faqe 212), fjala “nation” perkthehet: 1) narod (popull), nacija (komb), 2) narodnost (pakice kombetare), nacionalnost (kombesi), 3) drzava (shtet), zemlja (vend). Po ashtu, ne fjalorin portugalisht – anglisht ( portugues – ingles), portugalisht – anglisht (portugues – ingles), (Sao Paulo, 1985, faqe 225), fjala ‘nation” perkthgehet: 1) nacao (komb), pais (vend, shtet), 2) raca ( race, dhe disa kuptime tjera).

Pastaj, Nexhmedin Spahiu perqendrohet te spjegimi i fjales “nation” ne fjalorin e Oxfordit: “Komb konsiderohet nje komunitet i madh njerezish qe i bashkon origjina, historia, kultura, gjuha e perbashket dhe qe qeveriset nga nje qeveri”. Ky eshte vetem njeri nga kuptimet. Po te shkosh ne internet dhe te kerkosh fjalen “nation” ne fjalorin e Oxfordit, aty jepen edhe kuptimet tjera (sinonimet) per fjalen “nation”: country (vend), sovereign state (shtet sovran), state (shtet), land (vend, teritor), realm (perandori, mbreteri), kingdom (mbreteri), republic (republike). Pra, edhe ne fjalorin e Oxfordit dhe fjalore te tjere si, Merriam – Ëebster, fjala “nation” ka disa kuptime. Ne vend te fjales sone shtet ne kuptimin e shtetit te pavarur, sovran, amerikanet e perdorin fjalen “nation”, sepse shtet (state) per ta eshte secili nga 50 shtetet qe perbejne ShBA-te. Ja dy shembuj ku fjala “nation” perdoret ne kuptimin shtet sovran:

Kur duan ta tregojne madheshtine e ekonomise se Kalifornise, amerikanet thone: If California ëere a nation, it ëould be the 8th largest economy in the ëorld (Nese Kalifornia do te ishte shtet sovran, do te ishte ekonomia e 8-te me e madhe ne bote). Te gjithe e dime se nuk ka komb kalifornian.
The largest state in the nation (shteti me i madh ne vend). Pra, nuk thuhet shteti me i madh ne komb.

Fjala “nation-building” perdoret ne kuptimin e ndertimit te shtetit, institucioneve, organeve shteterore dhe jo ndertimit te kombit. Kombet nuk ndertohen.

Pastaj ai e jep perkufizimin e fjales “komb” ne fjalorin e Kostallarit dhe vazhdon: “Ne fjalorin e Kostallarit (shokut Enver Hoxha), mungojne fjalet “nen nje qeveri”. Kjo i ben disa apo shumicen, e sidomos ata jashte Shqiperise, te mendojne se i gjithe etnikumi shqiptar ne Ballkan perbejne kombin shqiptar. Shpesh perdorin termin komb i ndare. Harrojne se komb i ndare do te thote dy kombe, sepse kombi eshte INTEGRUM, pra eshte i pandashem. Nese ndahet nuk eshte nje komb”. Nexhmedin Spahiu duhet ta di shume mire se perse shqiptaret jane te ndare dhe nuk qeverisen nga nje qeveri. Nese shqiptaret nuk qenkan nje komb i ndare, atehere perse po e kerkojme bashkimin kombetar?! Perse akademiku i nderuar, Mark Krasniqi, nga shtrati i vdekjes e leshoi thirrjen: Kurre mos hiqni dore nga bashkimi kombetar. Sikur Kosova te mos ishte ndare ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer, atehere a do te behej fjale per kombin kosovar? Po nese neser Kosova e Shqiperia bashkohen, atehere cdo te behet me “kombin” kosovar? Sipas N. Spahiut shqiptaret e Shqiperise, Kosoves Maqedonise, Malit te Zi, Lugines se Presheves, Camerise, nuk qenkan nje komb, por qenkan 5-6 kombe te ndryshme. Fatkeqsisht kombet ndahen. Ne shqiptaret kete duhet ta dime fare mire. Edhe kombe te tjera kane qene te ndare, e disa jane te ndarte edhe sot. Korea eshte e ndare ne dy shtete: Korene e Veriut dhe Korene e Jugut. por nuk ka komb koreo-verior e koreo-jugor. Ishin te ndare edhe Vietnami, Gjermania, Jemeni, etj. Gjate tere periudhes 40 vjecare sa ishte e ndare Gjermania ne ate Perendimore e Lindore, nuk kishte komb gjermano-perendimor e gjermano-lindor. Kombi gjerman ishte nje para ndarjes, gjate periudhes se ndarjes dhe tani i bashkuar perseri. Ka kombe qe jane te ndare ne 4-5 shtete dhe nuk e kane shtetin e vet: kurdet. Ka shtete qe popullsia e atij shteti nuk perbejne nje komb: Zvicra, Singapuri, etj. Te tilla kane qene edhe Cekosllovakia e Jugosllavia, nuk ka patur komb cekosllovak dhe nuk ka patur komb jugosllav.

Per t’i dhene besueshmeri “tezave”, qendrimeve te tij, N. Spahiu mundohet t’i fuse ne kete valle edhe disa figura te ndritura te kombit tone: “Bota komunikon me fjalorin e Oxfordit e jo me fjalor te Kostallarit. Shqiptaret me te ditur qe kane teoretizuar per kombin si Gjergj Fishta, Branko Merxhani, Vangjel Koca, Sami Frasheri, Vaso Pasha, Nebil Cika, etj., nuk kane komunikuar me fjalor te shokut Enver, por me fjalor qe e kupton bota” – shkruan N. Spahgiu ne shkrimin e tij. N. Spahiu harron apo nuk e njeh historine tone, nuk e di qe At Gjergj Fishta, Sami Frasheri, Vaso Pasha dhe te tjeret u angazhuan per clirimin e popullit shqiptar, per nje Shqiperi te pavarur qe do te perfshinte gjithe shqiptaret dhe te gjitha trojet shqiptare. Une nuk di qe ndonjeri prej tyre e ka permendur kombin kosovar, sic ben N. Spahiu. Ata u angazhuan per bashkimin e te gjithe shqiptareve: “E mos shikoni kisha e xhamija/ se feja e shqiptarit ashte shqiptaria” – jane vargjete emblematike te Vaso Pashes. Pra, jo ndasi, por bashkim. Bota flet me shume fjalor, nder ta eshte edhe fjalori i Oxfordit, te cilin N. Spahiu nuk e kupton si duhet. Shikoni edhe kuptimet tjera te fjales “nation”.

Shkrimin e tij e perfundon me disa “keshilla” absurd per shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi e Lugines se Presheves: “U themi shqiptareve ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Luginen e Presheves se jeni shqiptare, ne mos me te mire se prishtinasit e tiranasit, te pakten jo me te keqij, por nuk jeni komb, jeni pakice etnike. Kultivoni marredhenie vellazerore me Prishtinen e Tiranen, por ne radhe te pare shikioni interesin tuaj. Krijoni raporte miqesore me komunitetet e tjera etnike te vendeve ku jetoni dhe avancojeni poziten tuaj.” Nuk dua te fyej njeri, por si mund te shkruaje nje gje te tille nje njeri qe e quan veten professor, politikolog. Shqiptaret e trevave te l;artpermendura jane pjese e kombit shqiptar. Edhe pse ata jane pakice kombetare ne vendet ku jetojne sot, nuk do te thote se ata duhet ta ulin koken e t’u nenshtrohen sundimtareve te tyre

“Fakti se shqiptaret e Kosoves e quajne veten shqiptare e jo kosovare, nuk eshte mohim i kombit kosovar. Kur deklarohen si shqiptare ata deklarojne identitetin e tyre etnik qe mbetet i pandryshueshem. Natyrisht se luften e ben si shqiptare etnike, sepse ne kohen e luftes koimbi ishte vetem ide dhe akoma jo nje realitet.” – shkruan N. Spahiu. Pra, N. Spahiu e pranon edhe vete se shqiptaret e Kosoves para luftes nuk paskan qene komb, atyehere edhe ata si shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi e Lugines se Presheves qenkan dashur t’u nenshtrohen sundimtareve te tyre. Absurdi tjeter: shqiptaret e Kosoves para luftes nuk paskan qene komb (i vecante nga kombi shqiptar), ndersa pas luftes qenkan bere komn. Pra, siopas N. Spahiut kombet po krijohekan brenda nates.As para luftes dhe as pas luftes nuk kane qene dhe nuk jane komb i vecante, ‘komb” kosovar – ata si te gjithe shqiptaret tjere perbejne kombin shqiptar. Pas luftes, me 17 shkurt te viti 2008, nuk eshte krijuar kombi kosovar, por Kosova eshte shpallur shtet i pavarur.

Dihen fare mire arsyet historike se perse kombi yne eshte i ndare dhe nuk qeveriset nga nje qeveri. Per kete askush nuk ka nevoje te shfletoje asnje fjalor, as fjalorin e Oxfordit. Keto ide coroditese te N. Spahiut dhe perkraheseve te tij jane teper te rrezikshme e te demshme per kombin tone shqiptar. Nxisin percarje kur tani synimet tona duhet te perqendrohen drejt realizimit te bashkimit kombetar. Kjo ka qene endrra e te gjithe atdhetareve shqiptare ne te gjitha periudhat e hiustorise sone kombetare, sidomos, nga Lidhja e Prizrenit e kendej. Ndoshta dikush neser do te ndjeke shembullin e N. Spahiut dhe do te hedhe “tezat” e “kombit” gege e “kombit” toske”.

Armiqte tane u munduan te na percajne, por shqiptaret edhe ne rrethanat shume te veshtira historike, u ben balle te gjitha atyre taktikave djallezore. Keshtu u munduan edhe shovinistet serbe te kohes se Kralit e te kohes se Rankoviqit qe te ndanin shqiptaret e Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi me ata te Shqiperise. Shqiptaret qe jetonin ne trojet e tyre ne ish Jugosllavi ata i quanin “shiptari”, ndersa ata qe jetonin ne Shqiperi i quanin “albanci”. U desht te behej nje lufte e rrepte qe ky term fyes per shqiptaret te mos perdorej me zyrtarisht. Pra, shovinistet serbe para Nexhmedin Spahiut u munduan te krijonin nje pakice kombetare, nje “komb” te tipit komb kosovar te quajtur “shiptari”.

Eshte per te ardhur keq kur lexon shkrime te tilla. Ne roberi shqiptaret qendruan te bashkuar, ndersa tani ne liri, disa qe e quajne veten intelektuale po mundohen ta percajne kombin tone. Armiqte tane u munduan t’i nderprisnin lidhjet tona fizike, por ata kurre nuk ia arriten qe t’i nderprisnin lidhjet tona shpirterore, t’i shaunin endrrat dhe perpjekjet tona per bashkim kombetar. Armiqte tane deshtuan ne kete drejtim dhe po ashtu do te deshtojne edhe Nexhmedin Spahiu me bashkemendimtaret e tij.

Sot per sot kombi kosovar nuk ekziston, ekziston vetem kombi shqiptar. Cka do te ndodhe pas 100, 500, apo pas 1000 vjeteve, kete askush nuk e di. Jemi komb i ndare, por te mos jemi edhe komb i percare, Kemi shume gjera, ceshtje te rendesishme me te cilat duhet te merren intelektualet tane e jo me gjera te tilla qe shkojne vetem ne dobi te armiqve tane.

Philadelphia, 10 shtator, 2016

Share: