Nga Alban Bala
Jam veshur me aromen tende si muzgu me drite.
Pa fryme do jetoja, por pa ty eshte veshtire.
Eci ne gjurme endrrash qe u shkruan para se te vije
Dhe jam gjithnje vete i dyte…
Jam ti – si shkelqim – mbi nje qeshje femije.
Jam kendi i drites mbi gjithcka qe di.
Brenda syve te tu dhe buzeve qe s’binden
Flen perjetesia dhe koha ime e rimte.
Asgje nuk me perfshin si ti; nganjehere vetmia
Flet me zerin tim. Por dhe ai s’eshte i imi.
Jehonash vibrojne largesite si yje
Dhe qielli ben strehe per dy stine. Po vjen dimri.
Ne sqetull pranverash shirat blegerojne
Harrimin e staneve nder pyje.
Kam nisur te te kerkoj dhe kur je prane meje
Si njeriu qe nuk ngopet pasqyrash.
Pa fryme do jetoja, por pa ty eshte veshtire
Vetja ime…