Home KRYESORE Po sikur burri i urtë ta pyeste zotin Rama si i ka...

Po sikur burri i urtë ta pyeste zotin Rama si i ka gratë dhe se sa e kanë duruar ato zotërinë!?

Nga Basir Collaku

Kryeministri Edi Rama si mosnjohës i kufijve, aksioner i madh në arrogancë, e tepron dhunshëm, duke dashur të bëjë hajgare me hallet e të tjerëve, sepse vetë e ka kap rehatia gjithkund.

Në një takim me banorët e Zharrës në Fier, kur një banor i ka shprehur ankesën se e bija me dy fakultete dhe fituese konkursesh nuk kishte mundur të punësohej, shpërthimi i Ramës, ka qenë disi spitalor dhe jo atëror.

Hallit e sikletit njerëzor të qytetarit, drejtuar të parit të qeverisë, e gjejmë në përgjigjen cinike: “Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe..’

Kjo një ditë pas mërmëritjes në Shkodër më kryebashkiaken Ademi, ku replikave të saj u përgjigjes me fjali memece pa kokërr kuptimi.

Nëse qytetari i Fierit do kishte pasur çerekun e pacipësisë së Ramës, duke respektuar një thes me të vërteta dhe fakte ai mund të kishte kuvenduar, shumë herë më lirshëm me kreun e qeverisë z. Rama.

Banori fierak bëri gabim që nuk e pyeti Kryeministrin tonë, po ju zoti Kryetar i qeverisë si i keni gratë. Jo se kreu i ekzekutivit është poligam dhe ka shumë gra në banesën e tij, lidhur me kurorë. Por martesaat, bashkëjetesat, ndarjet e shumta të Ramës, e bëjnë atë të jetë në bashkëshorten e katërt aktualisht dhe më tej ai e di se çdo të ngjasë.

Pa e gënjyer aspak mundet burri i urtë ta pyeste zotin Rama si i ka gratë dhe se sa e kanë duruar ata zotërinë, për tre të tjerat, është marrë vesh, tjetra është çështje personale e private e mbajtur larg syrit të keq të medias.

Janë shkresa zyrtare e denoncime publike dëshmi të durimit të grave të Ramës, sakrificave te tmerrshme te tyre…Por përsëri nuk është se heshtja është krejt e bardhë.

Nëse do niste shpallja e heroinave, Rama do kishte hapur muze me dekoratat e heroinave që duheshin shpallur bashkëvuajtëset gra të tij. Ndërsa zotëria nga Zharrza, bashkëbiseduesi i Ramës, e kishte dhe e ka bashkëshorten në shtëpi. Ai nuk ka reshtur përpjekjet e tij të ndershme për të punësuar fëmijët në punë me mundin, dijen dhe djersën e tyre.

Përse u nervozua flamurtari i reformës në drejtësi, nga një pyetje e drejtë në lushnje…? Ndoshta trupin e kishte diku në Zharrës, ndërsa kokën në hallet e Tiranës…

Share: