Personi qe duket ne ketë foto eshte pikërisht ai qe rrahu barbarisht përfaqësuesin e kompanisë Omnix Albania, Fadi Mitri, 16 dite me pare. Ne foton qe disponon vetë i dëmtuari si dhe Policia Shqiptare, duket se agresori ka zbritur nga makina pasi kishte kryer me pare aksidentin e qëllimshëm me automjetin ku ndodhej Mitri dhe familja e tij.
Automjeti i dhunuesve, një Volksagen Tuareg i zi me targa italiane, dallohet qarte i dëmtuar ne krahun e djathte si pasoje e përplasjes. Nga hija e agresorit kuptohet se ai mban ne dore nje send e qe sipas dëshmisë se Fadi Mitri, ishte nje shkop bejsbolli. Personi ben kujdes te shohë përreth para se te godasë investitorin libanez. Ketë foto e ka bere bashkëshortja e Mitri.dfgdfgdf
Pamja, ndonëse e turbullt, tregon se ne sediljen e pasagjerit te makinës se agresoreve qëndron nje person, i cili filmon rrahjen. Familja e Fadi Mitri dhe drejtuesit e Omnix Grup te kontaktuar nga Vizion Plus, thonë se policia e ka marre foton, por ende nuk ka arrestuar autorin kryesor te dhunimit. I vetmi i dyshuar, Skender Kraja, ndodhet ne qeli per posedim te nje sasie te vogël droge. Presidenti I Omnix Grup, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, Jamal Abu Issa, nuk e fsheh zhgënjimin per punën e policisë.
“16 dite kane kaluar nga masakra dhe nuk ka ende nje te ndaluar konkret. Ngre pyetjen, pse Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, heziton te arrestoje kriminelet, te cilët barbarisht sulmuan Fadi Mitrin. Asnjë nga personat ne foto nuk është arrestuar, asnjë gjurme e makinës nuk është gjetur. Edhe ne si kompani bëjmë vlerësimet tona dhe jemi te shqetësuar dhe shume te pasigurt.
Kjo është e vetmja arsye pse ne 21 Shtator, ne deklaruam se do te tërheqim investimin tone prej $450 milion dollarë ne zhvillimin turistik tek Gjiri I Lalezit dhe çdo investim tjetër te ardhshëm ne Shqipëri. Si mundet te ndihesh i sigurt kur shikon ne mes te ditës persona te pashqetesuar qe rrahin investitorin e huaj, investitor qe kishte marre garancitë nga qeveria per te investuar, kur shikon sesi personi ne sediljen e pare te makinës filmon teksa rrihet barbarisht zoti Fadi Mitri ne sytë e bashkëshortes dhe fëmijës? Kjo te detyron ta rivlerësosh seriozisht sigurinë e nje investimi te tille përballe jetës se njerëzve.”
Pas largimit te Fadi Mitri nga Shqipëria, Prokuroria vendosi sekuestro mbi sipërfaqen prej 45 mije metrash katrore ne Gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej kompleksi turistik. Organi i akuzës dyshon se kjo toke është fituar nga shtetasi Pal Selçuni, përmes dokumenteve te falsifikuara. /Vizion+/