Prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje prokurorin e dyshuar si i përfshirë në aferën e korrupsionit të publikuar në emisionin Stop. Ardian Braho përmendet në video nga oficeri i policisë gjyqësore që mori 18 mij euro ryshfet nga një qytetar që i kishin bllokuar 120 mijë euro në bankë. Braho ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ryshfetin dhe se paratë u mbajtën të bllokuara për shkak se dyshohej se ishin të pista. Krimet e Rënda sekuestruan sot dosjen e 120 mije eurove në zyren e prokurorit Braho.
Bëhet e ditur se personi që ka dhënë paratë për oficerin e policisë gjyqësore, Fatos Lushi është përdorur në disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive. Po ashtu filmimi eshte bere nga te pakten 5 kamera, por qe vetem dy jane publikuar.
Policia e Tiranës sqaron pozicionin e saj në çështjen e skandalit korruptiv të denoncuar mbrëmjen e së mërkurës ku oficeri gjyqësor, Fatos Lushi merrte 18 mijë euro ryshfet në emër të Prokurorit të Tiranës, Ardian Braho, për të hequr masën e sekuestros nga një shumë parash të transferuara nga jashtë shtetit, të dyshuara si pastrim parash.
Bëhet fjalë për 150 mijë euro të dërguara nga Franca. Paratë janë dërguar në gusht të 2014-ës nga shtetasi Gani Metollari dhe policia ka referuar rastin në Prokurori. “Më 28 gusht 2014 Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorine Tiranë materialet për pastrim parash për Gani Metollarin pasi është dhënë urdhër bllokimi për 72 orë për llogarinë bankare me vlerë 150 mijë euro. Këto para janë dërguar nga Monako e Francës nga shoqëria Allium Investment LTD”, raporton News24. Prej 2014-ës, hetimi ka vijuar nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës./Lapsi.al