Kreu i qeverisë, Edi Rama ka postuar në profilin e tij një mesazh ngushëllimi për familjarët e Ardian Kodrës, rënë dje në detyrë gjatë përplasjes me armë për kapjen e një personi në Torovicë të Lezhës.
Por, komentuesit i janë ‘lëshuar’ duke i kërkuar rreptësi të ligjit, të lërë luksin për vete dhe qeverinë dhe të krijojë logjistikë për policinë e shtetit.
Të tjerë komentues i kërkojnë miratimin e ligjit të pushkatimit, kurse të tjerë i kujtojnë se ‘kështu është kur lihen të cmendur rrugëve dhe drejtësia merret me hallexhinjtë”.
Mesazhi
Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi.
Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror.