Home KRYESORE Sfida drejt rendit te ri boteror

Sfida drejt rendit te ri boteror

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Si sot 15 vjet me pare mbare njerezimi u perball me aktin me te rende qe terrorizmi nderkombetar kishte nderrmarre deri athere. U goditen ShBA, tempulli i demokracise boterore, dy kullat binjake te Nju Jorkut, simbole te tregetise se lire boterore dhe Pentagoni, Qendra e Mbrojtjes e ShBA.

In memorium

Goditja mori mbi 3000 jete njerezisht te pafajshem nga te kater kontinentet dhe plagosi e gjymtoi mijra te tjere. Psikologjikisht qytetaret e Nju Jorkut, te ShBA pesuan nje traume tejet gjurmelenese.

Mbare qyteterimi boteror perjetoi nje tronditje te thelle qe do shoqerohej me nje makth e panik te pandeshur kurre me pare. Dhe kjo sepse u godit simboli i pathyeshmerise, tempulli i demokracise, qendra e rendit te ri botetor. E thene ndryshe ishte goditur endrra e popujve te botes.

11 Shtatori zbuloi me hapur dhe ne menyren me te tmerrshme armikun me te madh te qytetetimit njerezor, te humanizmit, iluminizmit, demokracise e prosperitetit. Ky armik ishte terrorizmi nderkombetar.

Nje armik real, i erret, i pabese, i eger, barbar, rrenues. Nje armik i kudondodhur. Nje armik i kudoshfaqur. Nje armik qe do bente te pasigurte cdo vend te botes. Nje armik qe do merrte mijra jete te tjera ane e mbane botes. Pellgjet e gjakosura dhe rrenimet rrenqethese do ishin gjurmet e ketij terrorizmi nderkombetar ne boten e qyteteruar.

Koalicioni antiterror

Tronditja, makthi e paniku i 11 Shtatorit nuk e thyen fuqine e bashkuar te njerezimit kunder terrorizmit nderkombetar. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e saj te interesave dhe vlerave te organizuar ne koalicionin kunder terrorizmit reaguan me fuqine e tyre te pathyeshme.

Brenda nje periudhe te shpejte u goditen shtetet ankoruese, strehuese dhe bashkepunuese me organizatat terroriste si Afganistani dhe Iraku. U shpartallua qendra e terrorizmit global, Al Kaeda, u eleminua kreu i saj Osama Bin Laden dhe mbeshtetesit e tij kryesor.

Nen kete ndikim te furishem te lirise e demokracise se perboteshme u ngriten popujt e Magrebit e Lindjes se Mesme per te rrezuar diktaturat fanatike e te dhunshme ne vendet e tyre. Terrorizmi filloi te tkurret. Por do terhiqej perkohesisht. Filloi rekrutimi lokal.

Terrorizmi ndryshoi taktike

Goditja e njehershme dhe e fuqishme kunder terrorizmit nderkombetar e tkurri ate por nuk e eleminoi. Al Kaeda u shpartallua, por lindi ISIS. U dobesuan organizatat terroriste globale, por u gjalleruan organizatat rajonale e lokale si Hezbullah, Xhihadi, Al Nusra Front, Boko Haram, Al Shaabab etj.

Ky organizim terrorist u pasua nga taktika te reja si dhe nga zhvendosja e aksionit terrorist drejt hapsirave jashte qendrave tradicionale te terrorizmit. U goditen thuajse gjithe shtetet dhe metropolet boterore.

Por targeti kryesor i goditjes terroriste u be hapsira Euro-Atlantike. Parisi, Londra, Roma, Berlini, Brukseli e humben qetesine. E si vale termetesh u goditen edhe Stambolli, Ankaraja, Moska e qytete te tjera kudo ne bote. Keto aksione u bene duke krijuar nukla te vogla terroriste kudo ne bote si dhe duke shfrytezuar levizjet e refugjateve nga vatrat e luftrave civile drejt Evropes.

Terrorizmi hodhi rrenjet e nje strukture kuazi shteterore ne ISIS. Nderkohe filloi organizime logjistike, biznesore, financiare e trajnuese. Shtete te caktuara vijojne te mbeshtesin haptazi dhe terthorazi kete rrjet terrorist.

Lufta asimetrike vazhdon

Natyra e terrorizmit, strukturimi i
tij, decentralizimi taktizimet, diversifikimi, penetrimet, rekrutimet e reja, dinamikat, teknologjite e sofistikuara, kamuflimi fetar e bejne terrorizmin nderkombetar nje armik jokonvencional me rrezikshmeri te larte.

Aleatet e natyrshen te terrorizmit nderkombetar jane fanatizmi i dhunshem, krimi i organizuar lokal dhe transnacional, trafiqet e paligjshme, larja e parave dhe korrupsioni i larte i qeverive te keqija.

Pra nuk kemi nje armik tradicional. Nuk kemi nje front te dukshem. Nuk kemi nje raport te kalkulueshem forcash dhe armatimesh. Nuk kemi strategji e taktika klasike. Fronti
i luftes kunder terrorizmit nderkombetar eshte krejtesisht asimetrik e jo konvencional.

Kjo e ben luften kunder terrorizmit nderkombetar shume dimensionale, strategjike, ushtarake, inteligjente, politike, diplomatike ideologjike, ekonomike, sociologjike, kulturore, teknike, teknologjike dhe psikologjike.

Njerezimi kurre nuk eshte perballur me nje lufte te tille. Por qytetetimi do e fitoje edhe kete lufte. Athere do degjohen kembanat e rendit te ri boteror.

Si do jete ai? Askush nuk e di. Ajo qe dihet eshte qe rendi i ri do jete i ndryshem nga rendet e se kaluares, madje i ndryshem edhe nga rendi tranzitiv qe po perjetojme ne kohen tone.

Share: