Home KRYESORE Gëzuar festen e Bajram… Currit!

Gëzuar festen e Bajram… Currit!

Nga Ylli Dylgjeri

Ishte viti 1998. Dite Bajrami. Mengjez. Drejtoja per pak kohe Radion Koha.

Ne transmetim ne lajmet e mengjezit ishte gazetari i talentuar, moderatori i “Make up” ne Top Channe Eno Popi. Ishte fare i ri. Sapo kish marre pergjegjesite ne jete. Edhe pak min dhe ora binte 7.00. Une dhe Kryredaktorja e lajmeve Amalia Dhamo rrinim pas xhamit ne studion e trasmetimit.

07.06.05 04… Eno po priste hapjen

On Air. Ne çast më kujtohet se duhej filluar trasmetimi me urimin per besimtaret myslimane. Nuk pres po i therras Enos nga pas xhamit:

Fillo me Urimin Gezuar Bajramin!….

Por me kot. Eno e kish degjuar pergjysem…

ON Air. Eno fillon trasmetimin me urimin: Gezuar Bajram Currin!

Shperthejme gazit. Ishte fillimi. Eno s’kish mbushur ende 16 vjec.

Ky lapsus u tregua per shume kohe ne redaksi. E kujtova sot.

Gezuar Bajramin te gjithe besimtareve myslimane!

Share: