Home KRYESORE Sfidat Shqiptaro-Greke ne Bashkimin Evropian tani fillojne

Sfidat Shqiptaro-Greke ne Bashkimin Evropian tani fillojne

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Komisioni Evropian pranoi ne ne Bruksel, me 28 shtator 2016, paketen e problemeve themelore qe ekzistojne ne marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise.

Ministri i Jashtem e RSh, Ditmir Bushati beri nje parashtrim te tre grup problemeve bilaterale: problemet historike, ku vend prioritar ze qeshtja e Camerise; probleme te periudhes se tranzicionit, nder te cilat prioritizohet qeshtja e emigranteve; dhe qeshtje aktuale, ku prioritizohet qeshtja e delimitimit te kufirit detar midis dy shteteve.

Kjo pakete me prioritetet e problematikave Shqiptaro-Greke behet ne kuader te detyrimeve qe kane vendet kandidate per ne BE per politikat e fqinjesise bazuar ne parimet e politikes se jashtme te BE.

Per here te pare diplomacia zyrtare e Shqiperise parashtron formalisht qeshtjen e Camerise ne institucione nderkombetare, konkretisht ne BE. Bazuar ne rezoluten e Kuvendit te RSh, Ministria e Jashtme prej vitesh ka ndermarre nje studim te thelle mbi qeshtjen e Camerise si dhe rruget dhe mekanizmat e zgjidhjes se saj.

Fakti qe Komisioni Evropian pranoi paketen politiko-diplomatike te Ministrit Bushati eshte mjaft pozitiv.

Kjo pakete vendos ne tryezat e BE probleme qe deri pak vite me pare quheshin tabu ne Tirane dhe Athine. Tani keto probleme jane ne agjenden e te dy vendeve si dhe te BE njekohesisht.

Mbas dorezimit dhe pranimit dosjes diplomatike te MPJ te RSh tek Komisioni Evropian, me rendesi themelore eshte kerkesa e Komisionerit Johanes Hann per te dy shtetet, Shqiperine dhe Greqine, per te gjetur “nje mekanizem permanent” ne vazhdimin e dialogut politik e diplomatik midis paleve.

Prej kohesh kemi insistuar per institucionalizimin e negociatave permanente shqiptaro- greke lidhur me dosjen e Camerise.

Tani erdhi direktiva e BE per themelimin e “mekanizmit permanent” dialogues dhe negociues Shqiptaro-Grek per gjithe prioritetet themelore te problematikave dypaleshe.

Per diplomacine zyrtare te Shqiperise tani eshte momenti per te ngritur grupe te specializuara, sidomos per dy problemet me te mprehta: per qeshtjen e Camerise dhe per qeshtjen e delimitimit te kufirit detar Shqiperi-Greqi.

Grupet e punes per te dy problemet kane objekte mjaft te dallueshme bisedimesh. Ne rastin e Camerise grupi negociator lypet te perbehet nga eksperte te historise, te gjeografise, te se drejtes nderkombetare, te te drejtave te njeriut, te se drejtes nderkombetare private si dhe nga negociatore me kulture dhe pervoje diplomatike.

Ne rastin e delimitimit te kufirit detar grupi negociator lypet te kete eksperte te se drejtes nderkombetare, te te drejtes se deteve, te hartografise, gjeologjise, sigurise, ekonomise, turizmit dhe perfaqesues te popullsise kufitare detare.

Grupet duhen konstituar shpejt, te trajnohen edhe nga ekspertet tane me te mire edhe ngs eksperte te huaj si dhe te nisin pergatitjen e dosjeve.

Mbas konstituimit te grupeve te punes, trajnimit te tyre dhe pergsyitjes se dosjeve specifike kalohet ne fazen diplomatike. Ne kete faze caktohen negocistoret, eshte e nevojshme te hartohet strategjia e negocimit, taktika, prioritetetet, teknikat, stilet, format, afatizimet deri edhe detaje te njohura si “gjuha emocionale dhe trupore” e ekipit negociator ne proces e siper. Ne kete strategji parashikohen skenare, alternativa dhe opsione varesisht sipas ecurise se procesit negociator.

Per te garantuar nje proces sa me te suksesshem nevojiten te studiohen rastet e peraferta nderkombetare si dhe praktikat me te mira te negociatave nderkombetare.

Sfidat kryesore Shqiptaro-Greke tani fillojne rrugen e tyre nderkombetare ne trekendeshin Tirane-Athine-Bruksel.

Share: