Paleontologu Peter Ward shpjegon sesi kanë ndodhur zhdukjet masive e së kaluarës dhe në çfarë mënyre sulfuri i hidrogjenit mund të rezultojë i çmuar për mjekësinë e së ardhmes. Miliona vite më parë se dinosaurët të zhdukeshin me sa duket nga përplasja e një asteroidi me planetin tonë, Toka ka jetuar një zhdukje tjetër masive, shumë më tepër shkatërrimtare.
Shkaku i një katastrofe të tillë, shpjegon paleontologu Peter Ward, qe absolutisht endogjene: sulfuri i hidrogjenit i pranishëm në oqeane dhe në atmosferë e bëri të gjelbër qiellin dhe e privoi nga oksigjeni i nevojshëm për mbijetesën e bimëve.
Ward, i cili jep mësim në University of Washington dhe në ditët e kaluara ka marrë pjesë në një takimin Technology, Entertainment and Design (TED), thekson se ngrohja globale e prodhuar nga njeriu mund të arrijë të riprodhojë koncentrimet e sulfurit të hidrogjenit të gaztë, që gjatë periudhës së Permianit, kur është provuar vala e zhdukjes, kanë asgjësuar 80 përqind të jetës në planet. Jo vetëm kaq: vetë me duart tona rrezikojmë që të shkatërrohemi me më shumë ngut nga sa nuk ka bërë natyra në të kaluarën. Aktualisht Ward, i cili vitin e kaluar ka botuar një libër lidhur me zhdukjet të titulluar Under a Green Sky, është impenjuar në një projekt bashkëpunimi me Arizona State University për krijimin e një dhome atmosferike prej 60 milion dollarësh në gjendje të riprodhojë kushtet atmosferike tokësore të periudhës së Permianit –ashtu si të çdo periudhe tjetër – për ta replikuar atë që ndodhi me ndihmën e bimëve të rritura në atë kontekst artificial.
Objektivi është ai që të kuptohet se çfarë lloj sinjalesh një eveniment i kësaj përmase bart me vete me qëllim që të shkojë e t’i kërkojë në ekosistemet aktuale, por edhe që të kuptojë se çfarë mund të na thonë sinjalet lidhur me evolucionin. Pavarësisht se sulfuri i hidrogjenit është potencialisht asgjësues, kohët e fundit disa kërkues kanë zbuluar një zbatim të mundshëm në aspektin mjekësor të këtij gazi vdekjeprurës që, për ironi të fatit, mund të shpëtojë kështu miliona jetë. Deri më tani janë kryer testime vetëm mbi minjtë, por është demonstruar se duke injektuar sulfur hidrogjeni drejtpërsëdrejti në zemër kavieve të goditura nga një infarkt kinse i shkaktuar, gazi provokon një gjendje paralize të përkohshme që i bën qelizat e muskulit kardiak të pësojnë dëme më të pakta se ato të zemrës së minjve të cilëve nuk u është bërë injeksion. Revista Wired e ka intervistuar Ward lidhur me rreziqet dhe përfitimet e mundshme e sulfurit të hidrogjenit dhe të pamjeve që maskat antigaz do të kenë në të ardhmen.
Na shpjegoni sesi ka ndodhur zhdukja masive e Permianit.
Faza e parë është përbërë nga një çlirim i madh bazalti të shkrirë nga brenditë e Tokës, me një dalje të konsiderueshme magme. Gjëja ka vazhduar kështu për miliona vjet, me prodhimin e vëllimeve mbresëlënëse të llavës, që mund të kenë mbuluar një zonë të madhe sa Amerika kontinentale. Tani, llava nuk vret askënd, me përjashtim të atyre kafshëve të mjera dhe budallaçka mjaft të shkujdesur sa t’i qëndronin në afërsi, por kur del llava, bashkë me të dalin flluska anhidridi karbonik dhe pjesë e madhe e këtij gazi shkon të përfundojë në atmosferë, me rezultatin që në këtë rast, duke ju qëndruar vlerësimeve, nivelet e dioksidit të karbonit të arrinin 3000 pjesë për 1 milion (përballë 380 pjesëve për 1 milion të niveleve aktuale). Kështu, oqeanet dhe i gjithë planeti janë ngrohur dhe, me të ndodhur një gjë e tillë, korrentet janë ndaluar. Me korrentet e palëvizshme, ka rënë koncentrimi i oksigjenit në oqeane, pasi është qarkullimi i korrenteve ai që i oksigjenon ujërat. Kjo ka mundësuar proliferimin e një bakteri që prodhon sulfur hidrogjeni. Fauna peshkore nuk mund të mbijetojë në ujëra që kanë një përqindje të lartë sulfuri hidrogjeni. Në prani koncentrimesh më të mëdha se 80 pjesë për 1 milion, ndoshta duke arritur në 220 pjesë për 1 milion, (që shpejt është bërë), çdo peshk i oqeanit është dënuar me vdekje. Hapi i mëtejshëm ka qenë që sulfuri i hidrogjenit ka bërë rrugë edhe në atmosferë, në pikën që të asgjësojë kafshë dhe bimë.
Sa specie të Tokës qenë në atë epokë dhe sa prej tyre kanë vdekur?
Në tokën kontinentale kishte qindra reptilë të ngjashëm me mamiferët, stadi i parë i evolucionit që ka çuar tek ne. Ndodhi një zhdukje e më shumë se 90 përqind të specieve, jo vetëm të specieve tokësore, por edhe të bimëve dhe kafshëve që jetonin në oqeane. Me përplasjen e asteroidit bë epokën e zhdukjes së dinosaurëve u zhduk vetëm 50 përqind e specieve. Kështu, kjo ngjarje e parë qe shumë, shumë herë më i keq.
Sa kohë u desh që të ndodhte e gjitha kjo?
Ka ndodhur pak e nga pak, në harkun e mijëvjeçarëve. Akoma nuk e dimë me saktësi sesa kohë është dashur.
Mendohet se sulfuri i hidrogjenit ka qenë shkaku i të paktën dy zhdukjeve të tjera masive, apo jo?
Në të vërtetë besoj se ka provokuar deri në 12 të tilla. Të gjitha zhdukjet masive, me përjashtim të asaj që ka përfshirë dinosaurët, duket se janë shkaktuar nga ky gaz. Është gjithçka një problem se kur Toka vendosi t’i lëshojë në sipërfaqe këto shpërthime të mëdha magme, por është prej 100 milion vjetësh që nuk ndodh një zhdukje masive duke filluar nga një fenomen ngrohjeje globale.
E kemi zakon që t’ia veshim fajin e ngrohjes globale aktuale shtimit të niveleve të anhidridit karbonik të prodhuar nga njeriu, por rastet e mëparshme të ngrohjes globale me shtojcë zhdukjen masive janë shkaktuar ekskluzivisht nga vetë natyra. Përshtypja është se mund të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të reduktuar emisionet e gazit karbonik në atmosferë, por prapëseprap të na duhet të përballojmë ngrohjen globale dhe zhdukjen masive për faj të natyrës dhe të askujt tjetër, është e mjaftueshme një dalje bazaltesh e njëjtë me atë të verifikuar gjatë periudhës së Permianit.
Nuk është aspak e vërtetë. Shpërthime të kësaj natyre kanë qenë të rralla. Mund të mos verifikohet kurrë asnjë tjetër, nga momenti që Toka duke plakur të ftohet. Por aspekti më i rëndësishëm është se kemi pasur zhdukje masive(nga sulfuri i hidrogjenit) kur anhidridi karbonik ka arritur 1000 pjesët për 1 milion. Janë 100 milion vjet që nuk e prekim këtë prag.
Aktualisht jemi në 380 pjesë për 1 milion – me një rritje shumë të shpejtë, me 2 pjesë në 1 milion në vit që mbi të gjitha është në përshpejtim të vazhdueshëm – dhe besoj se bëhet fjalë për koncentrimin më të lartë të anhidridit karbonik prej dyzet vjetësh e këtej. Është e vërtetë se në të kaluarën zhdukje të tilla janë verifikuar vetëm në shoqërim me daljet e bazaltit, por sot jemi duke i percipituar gjërat shumë më me shpejtësi nga sa ka arritur të bëjnë kurrë shpërthimet. Është një situatë që nuk precedent në historinë e planetit.
Sikur oksigjeni tokësor të zëvendësohej me ngadalësi nga sulfuri i hidrogjenit, si do të ishte jeta dhe sa do të na duhej për të arritur në limit?
Do të na duhej shumë. Është një fat që për t’u kryer ka nevojë për mijëra vjet. Oqeanet duan shumë kohë që të transformohen nga ujëra të oksigjenuara në një vend në të cilin nuk ekziston oksigjen, por, sapo procesi të fillojë, nuk ka asnjë mënyrë për ta frenuar. Sipas mendimit tim, ngritja e nivelit të deteve është një rrezik shumë më i afërt. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kërkojmë të shpëtojmë kallotat akullnajore, pasi nëse akujt do të zhdukeshin, skenari i sulfurit të hidrogjenit është hapi i radhës i pashmangshëm. 1000 pjesë për 1 milion anhidridi karbonik janë aq sa duhet për t’i asgjësuar të gjithë akujt e planetit. Për të arritur deri atje do të na duhen 200 vjet pse edhe më pak, gjë që do të thotë lamtumirë akuj të Tokës, nivel i detit në mbi 7000 metra, lamtumirë San Francisco, Seattle, New York e kështu me radhë. Nëqoftëse nuk ju pëlqen të mendoni që të hiqni dorë nga akujt (nëpërmjet ngritjes së nivelit të deteve që na bën të ndjehemi të frikësuar), sulfuri i hidrogjenit rrezikon që të na fshijë nga faqja e Tokës.
Pas 500 vjetësh, imagjinoj një botë në të cilën do të mbajmë të gjithë maska antigaz. Kush do ta veshë do të jetojë; të tjerët do të vdesin. Rruga që presim ne njerëzorët është akoma e gjatë dhe, nëqoftëse nuk pushojmë së ngrohuri atmosferën tonë, do të ndeshemi me një fat vërtet tragjik.
A ka zona të planetit në të cilat është e mundur të hasen shenjat e para të një katastrofe të kësaj natyre?
Aktualisht në afërsi të brigjeve të Namibisë haset një rrjedhje e sulfurit të hidrogjenit. Fabrikat konservuese kanë çuar në asgjësimin e të gjitha sardeleve dhe açugave. Planktoni vjen në sipërfaqe dhe nuk ekzistojnë peshqit që t’i hanë, kështu që kthehet në thellësi dhe gjeneron sekrecione që prodhojnë sulfur hidrogjeni. Gazi rishfaqet dhe krijon probleme të çdo lloji. Kur jetoja në shtetin Washington kishte pika të nxehta sulfuri hidrogjeni derivues nga mbeturinat e prerjes së druve të hedhura gjatë dy po tri shekujve të fundit. Kush punon në ato zona duhet të mbajë një maskë antigaz, pasi rrezikon në çdo moment që të ndeshet me një frymëmarrje që mund ta vrasë.
Kohët e fundit disa kërkues kanë lëshuar hipotezën se ekzistojnë edhe zbatime mjekësore potencialisht të dobishme të lidhura me përdorimin e kontrolluar të sulfurit të hidrogjenit. Ju e keni quajtur kthesën e re të mjekësisë. Cilat janë zbatimet praktike të këtij gazi?
Me ndihmën e sulfurit të hidrogjenit, një mamifer mund të transformohet funksionalisht në një kafshë me gjak të ftohtë me qëllimin e ngadalësimit të avancimit të disa dëmeve fizike. Kjo mund të shpëtojë shumë jetë në gjendje emergjence. Lojtari i Bufalo Bills, Kevin Everett, i cili ka pësuar një incident, i është nënshtruar një ndërhyrje shumë delikate neurologjike pikërisht pse mjekët kanë pasur mundësinë ta “mbajnë në të ftohtë” deri kur nuk kanë mundur ta operojnë. Në një situatë të kësaj natyre fitohet kohë. Për të njëjtin diskutim tashmë është rimësuar se në rast infarkti është themelore që pacienti të arrijë në spital me mjaft ngut për të shpëtuar. Ose le të supozojmë se ndodheni në Irak dhe një bombë sapo ju ka bërë të humbisni një këmbë, po humbisni gjak, praktikisht jeni i vdekur. Por ja ku injektojnë sulfur hidrogjeni dhe keni një çikë kohë më shumë për të arritur spitalin dhe bërë një transfuzion gjaku. Në natyrë të gjitha qelizat prodhojnë një sasi minimale sulfuri hidrogjeni, i cili është shkaku i reduktimit të aktivitetit. Kur kalonte në krizë, ishte sikur organizmi të arrinte në konkluzionin se nuk mund të shpenzohen shumë energji dhe të vihej në modalitetin rezervë. Kështu, duke i dhënë sulfur hidrogjeni një individi në vend të oksigjenit, teorikisht mungesa e oksigjenit nuk e vret dhe metabolizmi i tij ngadalësohet, duke e reduktuar në mënyrë të ndjeshme nevojën për oksigjen.
Po flasim për situata në të cilat është më mirë që zemra të rrahë jo më shumë se një herë në minutë. Po flasim për kuazivdekje të shkaktuar në nivel mjekësor. Pastaj ringjallja. Synimi është ai që të vriten artificialisht njerëzit për të fituar kohë dhe më pas për t’i risjellë në jetë.
Sa mund të qëndrohet në këtë gjendje?
Minjtë rezistojnë nga 4 deri në 6 orë dhe pastaj kthehen saktësisht si më parë. Problemi është se nuk dimë se çfarë u ndodh neuroneve dhe kjo është çështja themelore. Sa vdekje celebrale verifikohet? Sigurisht që një përgjigje e caktuar është e pashmangshme dhe këtu futet dilema etike: nëqoftëse pësoj një incident me makinë, gruaja ime që më do sa nuk thuhet do të preferonte të më kishte gjysmë vegjetal boll që të jetoja? Çfarë ndodh nëqoftëse kthehem dhe nuk e kuptoj? Po sikur të mos di të shkruaj? Është më mirë të më ketë në krah kështu apo të më lërë të vdes? Kur hyn në lojë, nuk është e thënë të dish se çfarë do të dalë në fund. Atëhere pse thoni se është kthesa e re e mjekësisë?
Sepse për disa do të funksionojë. Jill Bolte, një grua që ka pasur aneurizëm dhe që ka folur edhe ajo në TED, ka arritur të rindërtojë gjithçka. Truri i është rigjeneruar. Pavarësisht dëmit, ka arritur të rindërtohet, për t’u kthyer saktësisht në pikën në të cilën ishte përpara asaj që i ndodhi. Mund të jemi në gjendje të shpëtojmë një numër mbresëlënës jetësh./360grade.al