Home KRYESORE TE FALA NGA GJIRI I VLORES

TE FALA NGA GJIRI I VLORES

Nga Arben Abazaj

Shqiperia nje euro e gjeja e gjalle jepet falas! Por sic po duket per me pak se nje euro eshte dhene gjiri i Vlores, 60 hektare te tij, e banoret e ketij gjiri, Vlores e zonave perreth, jane dhene me pak se falas, ka kaq vite qe u eshte dhene komanda: Shporruni!!!

Shporruni jo vetem nga Vlora qe tanime i eshte dorezuar plotesisht babezise e degradimit, por edhe nga deti i cili nuk na takon me ne! Ky nuk eshte nje turp, ky eshte nje krim! Krim ndaj gjithe Vlores e Shqiperise, pasi pasurite e Vlores jane edhe pasuri te Shqiperise!

Kjo eshte nje grabitje e pasurive tona publike ne vazhden e grabitjeve te tjera qe jane bere ne Vlore! Sot u paraqit para publikut vlonjat nje firme Turke qe paska marre lejen per ngritjen e vaskave te peshkut ne 60 hektare te detit ne gjirin e Vlores!

Ceshtja nuk eshte thjesht nje ceshtje investimi dhe biznesi, jo, eshte me teper eshte nje ceshtje uzurpimi te pasurise ujore qe ka gjiri Vlores, te resurseve natyrore qe ka ky gji, te marrjes peng te ketyre resurseve duke bere keshtu te pamundur qe keto resurse te kthehen burim mireqenie per vete banoret e Vlores dhe zonave te saj pergjate ketij gjiri!

Gershetohen ketu interesat jetike te te gjithe atyre qe e kane lidhur jeten me gjirin e vlores, atyre pra qe kane investuar ne kete gji, atyre qe jane punesuar ne keto investime dhe atyre qe e shfrytezojne per peshkim kete gji! Eshte nje mase e madhe banoresh te cileve u preken interesat nga ky uzurpim prej 60 ha!

Por ceshtja behet edhe me e mprehte po te kemi parasysh se mjaft prej banoreve vendas nuk u kane dhene leje per investime te ketij lloji ne kete gji!

Te shmangesh investitoret vendas, banoret e vete gjirit dhe ta japesh kete pasuri ne duart e dikujt tjeter qe nuk ka asnje lidhje me Vloren, pervecse interesit per fitime, kjo eshte shkurt e qart, tradheti, tradheti ndaj interesave te popullit tend!

Share: