Poetja e re Jonida Salku ne një postim te saj ne Facebook, duke ju kundervene thënies “Shqiptari kur jep fjalën ther djalin” thotë se Ajnshtajnit ka pas thene: “Universi dhe budallallëku njerëzor janë te pafundme. Per te parin kam dyshime…”
Ja komenti i Jonida Salkut per kete teme:
Une kesaj shprehjeje do t’i shtoja me bindje te plote edhe inferioritetin shqiptar! Kam reflektuar shume kohet e fundit mbi kete teme dhe jam gati te shkruaj nje seri me libra per ta mbrojtur tezen shkencerisht (psikologjikisht) duke u bazuar tek te dhenat historike ”“ menyra sesi jane gatuar shqiptaret qe prej pellazgeve.
Ne, inferioritetin e kemi ne ADN, ne gjak. Kur jep fjalen shqiptari, ne menyre absurde dhe inferiore e ther (po, po, e ther) edhe djalin, sepse duhet te duket mire para te tjereve, nuk duhet “me u flliq”, kjo ka rendesi.
Ne shtepine e tij, me te shoqen, me vellane, me djalin, me vajzen, le te bjere flaka! Mjafton TJETRI, i HUAJI, te mos e shaje.
Shkencerisht eshte provuar se njeriu, aty ku meshon me shume, aty ku ngul kembe, ku mohon, ku i bie gjoksit per te treguar se kush eshte, ku tregon me gisht, aty ka mungesa e boshlleqe te medha personaliteti.
Me shkoqur: shqiptari i meshon fort beses, e jep besen dhe e pretendon besen e tjetrit me ngulm, sepse eshte i pabese. Sepse pavetedija e tij thelle ne mendje, i thote se besa eshte dicka qe i mungon, dicka qe duhet ta kerkoje, dicka qe s’duhet ta humbe, dicka qe eshte perjetesisht ne rrezik te mos jete, edhe kur eshte.
Dhe ne fakt, eshte shume e thjeshte per ta kuptuar. Mjaft te kujtosh aty-ketu ndonje histori shqiptare per besen, ku frazat me kryesore jane: “e dha besen, e mori besen, e shkeli besen, s’ka bese, per bese”, etj.
Kuptohet fare lehte se sensi i inferioritetit eshte i madh: mjafton “besa”, nje fjale qe i ke thene apo ta ka thene tjetri. Ajo cka je vete, ben per vete, apo mendon vete, ne djall!
P.S. Teksti i mesiperm eshte koment imi ne nje status te Artur Nuras sot, mbi logjiken e shprehjes (idiote) “Shqiptari kur jep fjalen, ther djalen”