Home KRYESORE Vdekja e dyfishtë në maternitet, dalin emrat e mjekëve

Vdekja e dyfishtë në maternitet, dalin emrat e mjekëve

Zbardhen emrat e mjekëve në maternitetin ”Koço Glozheni”, në Tiranë që trajtuan gruan shtatzënë që ndërroi jetë. Ata janë 3: N.Ceni D.Decka dhe H.Klosi. Policia ka dërguar materialet në ngarkim të tyre në Prokurori.

Një tragjedi ndodhi dje në maternitetin e Tiranës, ku nëna dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë. Nëna Aida Çajka 35 vjeç është paraqitur mbrëmjen e dy ditëve më parë rreth orës 21:30 në maternitet por ka humbur jetën dje në mëngjes ndërsa foshnja e saj ka humbur jetën gjatë lindjes.

Sipas familjarëve, gjatë gjithë natës nëna leonë është sorollatur sa te urgjenca në maternitet. Familjarët e nënës nga Bathorja akuzojnë mjekët për kompleksin e problemeve të 35 vjeçares. “Vajza nuk mori ndihmë, vdiq sot në mëngjes. Mjekët dyshuan për zemrën pastaj për ftohje. Vajza u sorollat nëpër spitale.

Vajzën e çuam në QSUT dhe në Sanatarium”, janë shprehur dje familjarët e 35 vjeçares. E ndjera u sorollat në tre spitale: QSUT, Sanatorium dhe maternitet. Ministria e Shëndetësisë reagoi orë më vonë duke deklaruar se gruaja kishte pësuar hemorragji masive në shpretkë.

Share: