Home KRYESORE Ilir Demalia: Më e pakta kjo qeveri duhet të largohet si e...

Ilir Demalia: Më e pakta kjo qeveri duhet të largohet si e paaaftë.

Nga Ilir Demalia

Aeroplani drogës nuk futet dot në thes dhe as vrasja e dyfishtë nuk mbulohet me dhe!

Tashmë skandalet, abuzimet, korrupsioni dhe arroganca e kësaj qeverie ka kaluar çdo kufi. Rama dhe ramovicët qeveritarë nuk mund ti mbulojnë më as me retorike, as me pare hashashi, as me pare tenderash, as me fajet i ka Saliu, as me Lu-në, as me Kësulkuqen Vlautin e as me matrapazët e Keshillit Europës qe po e përdorin Shqipërinë si kavie eksperimentale për intersa të mbushjeve të kontove bankare nëpërmjet skllavërimit shqiptarëve nga kjo qeveri.

Për çfarë qeverie bëhet fjalë kur nuk ka dijeni për ngritjen e nje piste ulje kaçatorrësh as 20 km larg Kryeministrisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brëndëshme?!

Si mundet të hyjnë avionët pa u kapur nga radarët dhe perse fluturojnë ne zona të ulta ku nuk ka aeroprt ?!

Çfarë garancie kanë marrë këta pilotë që bëjnë “aventurë” të tillë?! Nuk besoj se këtë garanci e kanë marrë nga katundarët e Ishmit sot apo Divjakës dje?!

Ku është siguria kombëtarë?! Ku është siguria e avionëve civilë?!

Që Shqipëria është e mbjellur tashmë veri -jug, lindje-perëndim me hashash dhe të vetmin eksoprt të suksesshëm në Europë ka hashashin, këtë vetëm Fuat Çela nuk e shikon!

Po kështu për vrasjen e dyfishtë në Martenitet të Tiranës kryeqytetit, vdes një grua shtatzanë se nuk ka ndihmën…..

Makabritet! Kanibalizëm shtetror. Mund të ndodhë, por të dalë ministri shëndetsisë pas ngjarjes e të thotë se Ambulancat nuk janë kompetencë e imja, kjo është kriminale, dhe ky Beqja duhet trajtuar si kriminel për vjedhjet, abuzimet, korrupsionin, arrogancën, kafshërinë që vrapon të justifikoj babëzinë e fitimeve kriminale akoma pa u mbuluar nëna dhe femija që do vinte në jetë, duke thënë: Ambulancat nuk janë kompetëncë e tij.

Më e pakta kjo qeveri duhet të largohet si e paaaftë.

Eshtë trishtuese që një popull i tërë është pajtuar me këtë gjëndje që na ka çuar në një gjëndje të degraduar si shoqëri, të pakoshiencë dhe të nënshtruar krimit.

Share: