Shtohen rastet e denoncimit të blerjes së votave nga Partia Socialiste në Dibër për zgjedhjet bashkiake që u fituan nga kandidati i PS Muharrem Rama.
Emisioni investigativ “STOP” ne Tv Klan denoncoi sot prova të tjera që tregojnë skandalin e shitblerjes së votës. Gazetarët e “STOP”, përmes kamerave të fshehta kanë filmuar momentet kur sekseri paguan 20 mijë Lekë qytetarin për të votuar kandidatin e majtë Muharrem Rama.
Qytetari i pyet përse është paguar kaq pak, ndërsa sekseri i drejtohet duke i thënë se kaq kanë shpërndarë.
BISEDAT TE PLOTA:
Sekseri- A i more lekët? Do na e japësh votën?
Qytetari- Po po, po pse aq pak?
Sekseri- Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Rufës aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.
Qytetari- Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?
Sekseri- Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë… jam i sharë…aq u kam dhënë.
Qytetari- Po shumë pak…
Sekseri- Për kokë të fëmijëve, unë po të bëj be për kokë të fëmijëve. I kanë rënë lapsit… Pse a jam në zor unë të marr lekët?
Ta q… nënën, I thanë “ta bëj gungën kur të dua”. Xhevit nuk ia dhanë lekët të shkretit, e turpëruan Xhevin. Unë i mora që të mos turpërohem me shokët, të mos i pres në besë shokët.
Qytetari- po qenkan legena mo…
Sekseri- Thuj Lules… thuaji, edhe nja 40 mijë lekë thuaji Lules, e duhet të iki… Edhe tí jap unë pastaj. Edhe t’i them atij unë. Po m’i dha mire, po ashtu… Merre Dulen në telefon dhe thuaji kështu kështu…
Qytetari- Po me këta të miat?
Sekseri- Po mirë, hajde në makinë merri aty edhe….
DHËNIA E LEKËVE
Qytetari- Sa ashtu janë si… Sa vota janë, sa parti janë?
Sekseri- Po ti shënoje te 1-shi.
Qytetari- Te njëshi?
Sekseri- A mirë, si shkuat? A mirë?
Qytetari- C’a të bëj tani?
Sekseri- Shko jepja Dules
Qytetari- heee…
Sekseri- Jo, jam vëzhgues. Jam këtu jashtë.
Qytetari- Të shkoj tí them edhe për ata të dy.
Sekseri- Urdhëro..?
Qytetari- Të shkoj t’í them edhe për Sinanin, për ata të dy… edhe për ata… dy vota.
Sekseri- E ke numrin e Denis Miftarit?
Qytetari- Jo
Sekseri- Futi more lekët në cantë tani….
(Afrohet një person tjetër….)
Sekseri- O Ashim, o Ashim…
Ashimi- Po…
Sekseri- A e ke numrin e Denis Miftarit? T’ía coj me mesazh Maksit, se i ka letrat e hapura, t’í thotë Maksi si të duash, luaje bythën.
Qytetari- Në rregull. Po shife, se mos del ndonjë kafe tjetër, se t’i thyej hundët.
Sekseri- ku të shoh more?
Qytetari- Po ti shif more…
Sekseri- Ku të shoh? Po ti në qoftë se i mban, merr more, q… nënën, ore budall. Vetëm mos bjer në sy, se thonë njerëzit e Gencit, ku shkojnë.
Qytetari- Po c’ke more ti.Unë po e mora kafen, do bëj sikur shoqërohem me ata, por ti e di që…
Sekseri- Jo,jo, jo… se më prish punë mua, se e di që je njeri i imi ai… i kam thënë unë, kështu kështu ka bërë shkollën, i kam thënë për punë. Beni e di, se ti duhet të bësh gjasme për punë, mos bjer në sy. Ti merr lekë, por mos bjer në sy, se dalin më thonë pastaj: O Genc, po ti a bën fushatë kundër? A dëgjon? Ti merri, por vetëm mos të të shohë Shemsiu, se te gjithë e dijnë për ty./Opinion.al