Me date 17 Shtator 2016 ne ambientet e Hotel Tirana, ora 10 e 30 u mblodh Tryeza e Grupimit Politik per Zgjedhje te Lira e Demokratike. Ne tryeze mori pjese ish Kryetari i KQZ zoti Kristaq Kume eksper per Zgjedhjet.
Ne tryeze ishin te pranishem perfaqesuesit e 15 Parti politike: Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Konservatore, Partia e Personave me Aftesi te Kufizuara, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Aleanca per Barazi dhe Drejtesi Europiane, Partia Ora e Shqiperise, Partia e Reformave Demokratike, Partia Kristian Demokrate, Partia Forca Albania, Partia Levizja per Drejtesi e Shqiptareve, Partia e Punes e Shqiperise, Partia Toleranca e Re e Shqiperise, Partia Lidhja Demokristiane, Partia Aleanca Demokristiane. Perfaqesuesit e 15 Partive Politike arsyetuan domozdoshmerine e rifunksionimit te Tryezes se Grupimit te Partive Politike, vecanerisht ne situatat e krijuara.
Ata kerkuan qe te sigurohet nje informacion sa me i shpejte i mundur prane Deputeve Dashamir Shehu, Agron Duka dhe Nard Ndoka ne lidhje me draftin e paraqitur prej tyre ne emer te Grupimit ne Kryesine e Parlamentit, si dhe arsyen per tejkalimin e afateve ligjore te kalimit te ketij Drafti ne Seance Plenare.
Perfaqesuesit e Partive u shprehen me shqetesim rreth mungeses per arsye personale te Koordinatorit te tryezes zotit Eduard Abazi, mungese e cila ka bere qe tryeza te mos mblidhet per nje kohe te gjate.
Ata propozuan qe detyra e koordinatorit ti ngarkohet zotit Zef Bushati deri ne rikthimin ne Shqiperi te zotit Abazi. Eksperti per Ceshtjet Zgjedhore zoti Kristaq Kume, ish Kryetar i KQZ, ne diskutimin e tij pervec mbeshtetjes per kerkesat dhe Draftin e pergatitur dhe te derguar ne Parlament, i siguroi perfaqesuesit e Partive se kerkesat e tyre perputhen plotesisht me Rekomandimet me te fundit Nr 1 te OSBE ne lidhje me ndryshimin ne forme dhe permbajtje te Ligjit Zgjedhor, i cili parashikon depolitizimin dhe departizimin e Ligjit Zgjedhor.
Tryeza tjeter e Grupimit Politik per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci u vendos te mbahet me date 1 Tetor 2016 ora 10 e 30 ne ambientet e Hotel Tirana.
U ngarkua koordinatori zoti Zef Bushati qe te njoftoje te gjithe kryetaret e partive te Grupimit si dhe te marre kontakte me Deputetet per tu informuar rreth fatit te Draftit te hartuar nga Grupimi dhe i depozituar ne Parlament nga deputetet Shehu,Duka dhe Ndoka.