Home KRYESORE TË NDERUAR PUBLICISTË,POET, SHKRIMTARË DHE NJERËZ TË KULTURËS NË KOSOVË

TË NDERUAR PUBLICISTË,POET, SHKRIMTARË DHE NJERËZ TË KULTURËS NË KOSOVË

Nga Vasil Tabaku, poet shkrimtar

Shpresoj që një ditë Kosova të më jetë mirnjohëse për punën time krijues në adresë të Luftës dhe perpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarsi nëpërmjet krijimtarisë sime letrare dhe publicistike.

Kjo krijimtari fillon herët, në vitin 1978 kur isha student në fakultet, botova në revistën e atëherëshme letrare “NËNTORI” një poemë kushtuar Kosovës dhe përpjekjeve shekullore për liri, ishte një kohë kur edhe regjimi I diktaturës Komuniste të Partisë së Punës, nuk e inkurajonte krijimtarinë letrare për Kosovën.

Po kështu në të gjithë librat e mi me poezi të botuar si para viteve 1990 edhe pas viteve 1990 unë kam patur një kapitull më vete për Kosovën.

Në vitin 2006 botova romanin tim me titull “Baleti I drerit të plagosur” kushtuar luftës dhe përpjekjeve titanike të Kosovës për liri e pavarsi.Në periudhën 1992 deri në vitin 1998 kam punuar gazetar I Ceshtjes Kombetare ne Televizionin Shtetëror Shqiptar, ku kam realizuar një cikël emisionesh dhe dokumentarësh kushtuar Cështjes së madhe te luftës së Kosovës dhe njerëzve të saj.

Përmend këtu Dokumentarin Televiziv kushtuar Ceshtjes së mbylljes së Universitetit të Prishtinës nga rregjimi diktatorial serb, po ashtu një dokumentar kushtuar mbylljes së Akademisë së Shkencave në Prishtinë nga Serbia, dokumentar kushtuar poetit dhe shkrimtarit qëndrestar Myrteza Nura ose sic quehj ndryshe Xaj Nura.

Dokumentar për kulturën Kosovare dhe përpjekjet e sajë për ti mbijetuar ASIMILIMIT SLLAV ETJ ETJ. Janë me dhjetra emisione Televizive dhe radiofonike kushtuar Kauzës së madhe të Luftës për liri të Kosovës.

Të gjitha këto dokumentarë dhe emisione janë në arkivin e RTSH. Po ashtu janë me qindra analiza,shkrime dhe artikuj të botuar në shtypin periodik shqiptar për një periudhë prej 30 vitesh. Dua të theksoj edhe ciklet e mi poetike të kohëve të fundit kushtuar Kosovës.

Të gjitha këto janë thjesht për një informim të miqëve të mi të nderuar të pendës , artit, kulturës dhe publicistikës në Prishtinë dhe në Tiranë. Faleminderit.

Share: