Home KRYESORE Arbana dhe Ermali “kacafyten” për të shtunën

Arbana dhe Ermali “kacafyten” për të shtunën

Rikthimi i Arbana Osmanit në ekran nuk e ka lënë duar kryq Ermal Mamaqin i cili edhe ne jete eshte shume ekspresiv. Ndonëse show i tij ka treguar se po pëlqehet, komiku duket se i druhet konkurencës te Osmanit qe nuk eshte pak e pelqyer gjithashtu.

Ermali dhe Arbana tashmë nuk do të jenë më vetëm miq, por dhe rivalë! Dy emisionet e tyre, “Dua të të bëj të lumtur” dhe “Xing me Ermalin” do të përballen “kokë më kokë” të shtunën në ‘prime time’.

Historitë njerëzore me surpriza dhe të papritura, do të vendosin publikun përballë zgjedhjes së intervistave dhe momenteve plot humor.

Për të parë se si do të shkojë kjo luftë audience, ju mbetet të prisni të shtunën ne darke dhe me qe po vjen dimri parimisht do jeni ne shtepi. zgjidhni me te mirin.

Share: