15 akademikë të universitetit më prestigjioz dhe më të vjetër në Izmir, në perëndim të Turqisë u arrestuan si pjesë e hetimit me dyshimin për organizimin e puçit të 15 korrikut, raportoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadoll.
“Në total 23 persona që punonin në Universitetin e Egjeut, i katërti universitet më i madh turk me seli në Izmir është bërë objekt i një mandat arresti, ku 15 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë mbeten ende në kërkim mëngjesin e sotëm”, sqaroi agjencia e lajmeve.
“Disa nga personat e arrestuar ushtrojnë postin e pedagogut pranë universitetit”, saktësoi agjencia e lajmeve Dogan.
Gjykata i ka ngritur këto akuza për lidhje me ish-predikuesin Fethullah Gulen, i akuzuar nga autoritetet turke për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik ku më shumë se 270 persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën.