Këtë e thotë një studim: një grua e zgjuar e stimulon burrin dhe e ruan madje për ta ndjerë më pak pleqërinë me kalimin e viteve. Të martohesh me një grua
Studimi vjen nga Universiteti i Aberdeen-it në Skoci, dhe bëhet publik nga DailyMail. Sipas studimit, nëse një burrë dëshiron të rrojë gjatë, duhet të martohet me një grua inteligjente.
Të kesh një grua inteligjente shërben edhe si një tampon kundër sëmundjeve. Kështu, mjedisi mund të ndikojë realisht në gjendjen shëndetësore të njeriut, konkretisht demencat patologjike, si sëmundja e Alzaimerit.
Në përfundim, studimi duket logjik: kur një grua është e stimuluar në jetën dhe në punën e saj, ajo ushtron në vijimësi përpjekje reflektimi duke qenë gjithnjë aktive.
Shpirti i saj i gjallë ka impakt në shëndetin mendor të burrit, edhe ky i stimuluar dhe pra më pak subjekt për sëmundje demence përderisa truri punon në mënyrë të vazhdueshme.
Studimi është marrë edhe me problemin e rënies së marrëdhënies në çift tek burri dhe me gjendjen e tij neuropsikiatrike me kalimin e moshës.
Rezultatet konfirmojnë se një burrë i martuar me një grua inteligjente jeton më gjatë dhe gëzon shëndet më të mirë. Kështu, burri ka më pak gjasa të zhvillojë një sëmundje si Alzaimeri apo një tjetër demencë. Jeta e tij do të jetë gjithashtu më e gjatë dhe më e lumtur.
Por, studimi është kryer vetëm përmes testeve që janë bërë me burra të martuar dhe jo me gra të martuara. Nuk dihet pra nëse do të ishte e vërtetë edhe e kundërta/Veritas.com