Home KRYESORE Dasma e Lekës dhe Elias, të ftuarit mbretërorë: Nuk e njohim princin,...

Dasma e Lekës dhe Elias, të ftuarit mbretërorë: Nuk e njohim princin, na dërgoi ftesë dhe erdhëm

Dasma mbretërore në fundjavën që lamë pas mori vëmendjen e mediave vendase, por gjeti pasqyrim edhe nga mediat e huaja. Ajo çka ra në sy, dhe u komentua jo pak, ishin të ftuarit që vinin nga vende të ndryshme. Por disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë, ndonëse kanë qenë të pranishëm në këtë dasmë, thonë se nuk e njihnin princin fare. Kamerat e “Fiks Fare” kanë mundur të depërtojnë në ambientet ku zhvillohej dasma, teksa gazetarja ka intervistuar disa prej të pranishmëve.

“Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë duke qeshur njëra prej të ftuarave. E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej.

Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje.

“Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka Princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.

20161010-202027 by e-d21

A e dini historinë e Leka Zogut? Historinë e monarkisë këtu në Shqipëri?
Po, sigurisht. Di që gjyshi i Lekës ishte një njëri shumë i zgjuar. Unë nuk jam ekspert që të njoh kushtetutën e Shqipërisë.

“Ne vijmë nga Spanja. Nuk mund të flas për monarki në Shqipëri, por mund të them që është një vend shumë i bukur, dhe ne jemi të befasuar nga zhvillimi i vendit. Edhe njerëzit janë shumë miqësorë”.

Nga cili vend vini?
Unë vij nga një familje shumë e vjetër belge, por nuk jam pjesë e monarkisë.
Këtu mbreti është i vetëshpallur…
Po është e çuditshme, por gjithmonë në Ballkan gjithçka është e çuditshme.

“Emri im është Gloria. Unë vij nga Gjermania, dhe nëna ime është hungareze”.
Ju jeni një mikeshë e afërt e çiftit?
Nuk e di akoma.
Nuk e dini? Po si erdhët këtu?
Erdha menjëherë. Princi më ftoi dhe u nisa.
A e dini historinë e Shqipërisë?
Pak e di, kam lexuar në Wikipedia.

“Ju jeni republikë, por keni gjithashtu një përfaqësues të traditës monarkike që është princ Leka”.

(el.sp/BalkanWeb)

Share: