Home KRYESORE Deputeti i PS drejtori i spitalit të Kavajës: I korruptuar, ordiner e...

Deputeti i PS drejtori i spitalit të Kavajës: I korruptuar, ordiner e pijanec!

Deputeti i PS-së, Parid Cara ka deklaruar se drejtori i Spitalit të Kavajës është një njeri i korruptuar, ordiner dhe pijanec. Historia ka nisur me neglizhencën e spitalit të Kavajës me një të plagosur në aksident. Personi që ishte plagosur ishte transferuar në spitalin e Durrësit, për shkak të mungesës së kapaciteteve në një ambulancë pa oksigjen dhe pa mjek.

DEKLARATA E DEPUTETIT SOCIALIST

Korrupsioni dhe papergjegjshmeria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i ben me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital. Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel gazi duke rene ne koma.

Spitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.

Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegnjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje.

Foto eshte e drejtoruit te spitalit te Kavajes

perparim-daiu-drejtor-spiatli-kavaje

Share: