Home KRYESORE Eduart Abazi: Zgjedhje me standarde? Ja cduhet ndryshuar nga Kodi Zgjedhor

Eduart Abazi: Zgjedhje me standarde? Ja cduhet ndryshuar nga Kodi Zgjedhor

Sot ne nje nga sallat e Hotel Tirana u zhvillua takimi i Grupimit te Subjekteve Politike per Zgjedhje te Lira e me Standarte.

Kreret politik diskutuan mbi materialin e paraqitur ne tryezen e bisedimeve nga zoti Eduart Abazi, si koncentrat te mendimeve te artikuluara pathuaj pergjate nje viti bashkebisedimi, por tashme ne kushtet kur pak kohe ka mbetur deri ne daten e dekretimit te zgjedhjeve nga Presidenti i Republikes.

Ky diskutim ne tryeze i paraprin takimit qe do te zhvillohet ndermjet perfaqesuesve te grupimit si pale e interesuar dhe bashkekryetareve te Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore.

Ne takim u shprehen edhe mendime lidhur me ecurine dhe axhenden e takimeve te ardhshme ku u theksuan tre alternativa rreth qendrimit dhe reagimit te ketyre forcave politike ne varesi te sjelljes ndaj ketyre propozimeve nga faktoret kryesor, te bindur se tashme keto subjekte nuk mund te perdoren, siç ka ndodhur.

Në vlerësim të kushteve reale, këto propozime shoqëruar me arsyetimet përkatëse do i paraqesim Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore keto propozime konkrete qe ky grupim mendon se cojne ne zgjedhje me standarde europiane:

1. Depolitizimin e Komisioneve të Administrimit të Zgjedhjeve që siguron: – Pavarësi, paanësi dhe profesionalizëm në administrimin e zgjedhjeve – Besimin te qytetarët se përmes zgjedhjeve me standarte realizohen zgjidhjet e duhura – Uljen e kostove financiare të procesit zgjedhor – Çtensionimin e situatave mes militantëve, pasi i mban larg procesit. – Evitimin e aktivizimit të ‘’detashmenteve” politike, për sigurimin e pocesit.

2. Korektimin i votave në rang vendi që siguron: – Vleresimin real të votave të çdo shqiptari kudo ku voton. – Mundëson përfaqësimin e vullnetit të votuesve, parimin bazë të sistemit demokratik. Fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve harton Tabelën Përmbledhëse të rezultateve, kur kemi numërin e votave dhe mandateve, llogaritet sasia e votave për çdo mandat, mbi këtë bazë vlerësohen mandatet për subjektet zgjedhor që garojnë.

3. Financimi nga buxheti dhe mbulimi mediatik për subjektet garues të mos jetë diskriminues. që siguron: – Besimin e çdo qytetari se garat zgjedhore janë të ndershme. – Mundësinë e çdo subjekti zgjedhor të promovojë alternativë që mendon. – Realizimin e kontakteve me bazën dhe mbështetësit pa u diskriminuar. – Hapësirën e nevojshme në media, si mundësi komunikimi me qytetarin. – Kufizimin e shpenzimeve dhe kontrollin rigoroz prej institucineve.

4. Regjistri i zgjedhësve, të pastrohet dhe shpallet në kohë që siguron: – Saktësimin e adresave të zgjedhësve dhe Qendrave të Votimit. – Shpalljen e listës në kohë që orienton zgjedhësit dhe minimizon dublimet. – Njoftimin në adresë qytetarin të mos e bejnë partitë me militantë. – Evidentimin e saktë të personave dhe mundësi votimi, atje ku ato jetojnë.

5. Përdorim të sistemit elektronik të verifikimit (SEV) dhe sistemit numërimit (SEN) që siguron: – Besimin qytetar pasi garantohet votimi dhe siguria e votës. – Identifikimin e votuesit me të dhënat personale dhe regjistrimin e tij. – Evitimin e votimit të dyfishtë dhe atë familjar.

– Numërin real të atyre që votojnë, qoftë për statiskikë.

– Nevojë për më pak komisionier dhe lehtësi të punës në Qendrat e Votimit.

– Nunërimin elektronik në Qendrat e Votimit duke i dhënë garanci procesit,

– Nxjerjen e rezultatit në kohë, eviton ndërhyrjet e tensionet që krijohen pas votimit.

– Përgjegjësi direkte të komisionierësve nga procesi i votimit te ai i numërimit.

– Ulje në kostot financiare dhe numërin e komisionierëve

6. Sistemi me lista të hapura një mundësi për vlerësimin real të individëve në garë.

TRYEZA E GRUPIMIT TE SUBJEKTEVE PER ZGJEDHJE TE LIRA E ME STANDARDE

KOORDINATORi EDUART ABAZI qe eshte edhe Kryetar i partia Aleanca Demokratike

Share: