Nga Eduart Abazi*
Duke sjellë në vëmendje shqetësimin e Tryezës së Partive jo Parlamentare se përfaqësimi i interesit qytetar është deformuarr nga palët, në luftë për të mbajtur pushtet apo për ta marrë atë dhe për fat të keq duke ricikluar të njejtët aktorë 27, apo 31 vite nëse do ja dalin edhe në zgjedhjet që po përgatisin.
Fakti se në të gjitha zgjedhjet, ka ndodhur që një numër i konsiderueshëm votash 25-35% mbeten pa përfaqësues në institucinet që dalin prej tyre, mbi 303 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2013 dhe mbi 582 mijë në zgjedhjet vendore 2015 (rreth 37.3 %), përtej PS, PD dhe LSI, të cilat diktojnë rregullat e lojës, tregon se duhet reformuar sistemi zgjedhor në tërësinë e tij, natyrisht i përshtatur me realitetin shqipëtar.
Ne kemi ngritur dhe adresuar shqetësimin një vit më parë, ndaj artikulimi edhe nga Kuvendi se duhej bërë një Reformë Zgjedhore Gjithëpërfshirëse, ngjalli shpresë se më në fund do të sigurohej një garë në zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve të kërkuara.
Besojeni, se vetëm një proces zgjedhor i ndershëm, ku sigurohet gara dhe respektohen rregullat do të minimizojë edhe numërin e madh të partive politike, të cilat kurrë nuk e mësuan mbështetjen reale të zgjedhësve, si shkak i deformimit të procesit dhe manipulimit të rezultatit.
Çfarë po u themi zgjedhëse shqiptarë, për faktorët që organizojnë dhe atyre që monitorojnë e çertifikojnë zgjedhjet, kur përmes Raportit të OSBE-ODHIR, të pranuar nga të gjithë, veçanërisht për zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe ato vendore 2015, janë dhënë Rekomandime, madje edhe Prioritete, pa plotësimin e të cilave nuk mund të realizohen zgjedhje me standarde.
Nuk duhet të tregohemi kokfortë, për pamundësi të reformimit të sistemit zgjedhor, mjafton të korrigjojmë gabimet e konstatuara, e nëse keni vullnet koha edhe tani mjafton.
Komisioni i Posaçëm që u konstituua më 07 Mars 2016, ende nuk ka prodhuar gjë, kjo nga neglizhenca apo synimi për ta shtyrë procesin në kufijtë kohor të pamundësisë për ndryshime.
Nuk besoj se edhe në këtë sallë, ka njërëz që mendojnë se fushatat janë të ndershme, se ka patur transparence në menaxhimin e procesit zgjedhor, se listat kanë qenë të rregullta dhe nuk kanë copëzuar një familje ne disa qendra votimi, se listat nuk kanë dublime dhe me perona që nuk ekzistojnë e plot probleme të tjera.
Mbështetësit dhe votuesit tanë nuk duhet të mbeten nën presionin e të fortit dhe dilemen e pamundësisë së mbrojtjes së votave, pasi i kanë hedhur ato në kutitë e votimit.
Atëherë lind pyetja, kush e dhunon dhe tjetërson voten? Kush duhet ta mbrojë votën, dhe si mund ta mbrojë atë konformë ligjit?
Nëse besohet se në themel të demokracisë është vota, tjetërsimi i saj natyrshëm minon sistemin, ndaj duhet të cilesohet si vepër penale dhe vetëm forca e ligjit mund dhe duhet ta zgjidh këtë.
Që zgjedhjet të vlerësohen si mundësi për të vazhduar, përmirësuar apo ndryshuar mënyrën e administrimit të pushtetit, duhet të sigurohet një klimë besimi, ku kandidati apo subjekti që garon në zgjedhje të ketë akses për të ndjekur procesin e votimit dhe të numërimit, dhe jo siç ka ndodhur deri më sot.
Ne mendojmë se janë institucionet që marin përgjegjësinë për mbarëvajtjen e tërë procesit zgjedhor, sepse paguhen nga taksat e atyre që votojnë dhe e kanë për detyrë jo vetëm të krijojnë lehtësi për të votuar por të sigurojnë gjithçka përfshi dhe ruajtjen e votës.
Komisione votimi dhe numërimi me militantë të partive, gjithnjë kanë krijuar probleme shpesh deri tensione, duke menduar se i mbron petku i imunitetit politik ( i politikanit të cilit i shërben) që jo vetëm nuk ndëshkohet, por pret të shpërblehet për “sakrificën” që ka bërë.
Nëse thuhet se liria e fjalës dhe mendimit garantohet me ligj, kjo e drejte nuk mund të ushtrohet pa një mbështetje financiare.
Mazhoranca sipas rastit, gjatë ushtrimit të pushtetit, materializon programin e vet përmes veprave, atë që di dhe mund të bëjë.
Opozita si pjesë e pushtetit legjislativ, ka të gjithë hapsirat për oponenca apo kundërshti, përmes pjesmarjes në parlament, ka dhe të gjitha hapsirat për të promovuar alternativat në të gjitha mediat.
Pra ne gjykojmë se pozita dhe opozita, nuk kanë nevojë të konsumojnë kaq shumë fonde dhe kapacitete në fushata që shpesh u dalin jashtë kontrollit.
Subjektet e “vogla” apo të reja kanë nevojë për fonde dhe hapsira në media si mundësi për të shprehur alternativat, mundësi për tu thënë qytetarëve se çfarë dimë të bëjmë ndryshe nga të tjerët
Kur në të njetën zonë ne lëvizim në këmbë disa me eskorta dhe me taborrë nga pas, shpesh shoqëruar nga persona me vese që shantazhojnë, me presione për heqjen nga puna apo premtime për punësim, etj, etj.
Nevojën për të vajtur pranë qytetarëve në bazë, për të sqaruar ide që duhen promovuar përmes komunikimit të drejtpërdrejt na duhen ambjente që merren me qira, disa mbushin sheshe me hir e pahir, ku dëgjohet vetëm zhurmë e muzikë tallava.
Ne nuk arijmë të themi mendimet që kemi përmes ekranit, disa i bllokojnë televizionet tërë ditën, natyrisht kundrejt pagesave apo shpërblimeve.
Personat që angazhohen si vëzhgues minimalisht, përtej vullnetit që kanë duhet të vlerësohen ashtu si kolegët e subjekteve të tjera garuese, në të kundërt diskriminohen.
Mbështetja me infrastrukturë për subjektet tona nuk është luks por nevojë, qoftë të hedhim mendimet në flet-palosje, kur disa bllokojnë rrugët me ‘’banera’’ pafund, sfidojnë edhe pemët me hijet që krijojnë me tabela e flamuj, natyrisht me kosto që kur nuk janë zbardhur.
Kontrasti në shpenzime mes subjekteve politike garuese ”të mëdha” dhe “vogla” tregon diskrinimin dhe jo garë të drejtë e të ndershme, ndaj mendojmë të sigurohet mbështetja financiare e nevojshme shoqëruar me një monitorim të reptë për të gjitha shpenzimet dhe kur konstatohen shkelje dhe abuzime të bëhen zhdëmtime dhe deri ndjekje penale.
Mendojmë se ndalimi i donacioneve për një apo dy palë zgjedhje, zbut tensionet dhe shmang përdorimin e kapitaleve të dyshimta, të cilat kanë gjeneruar tensione dhe konflikte, apo shpesh kanë marrrë peng segmente të pushtetit pas zgjedhjeve.
Këto janë disa problematika, që janë thënë dhe shkruajtur në Raportet sa herë nga ju partnerë, deri për blerje votash dhe manipulime të procesit të numërimit dhe çertifikimin e rezultatit.
Prej më shumë se një vit në emër të Grupit të subjekteve kemi informuar faktorin vendas e partnerë përmes postës kërkësat, minimale për tu bërë pjesë e dëgjesave si palë e interesuar për Reformën Zgjedhore, madje kemi bërë propozime konkrete adresuar Komisionit Zgjedhor, deri edhe Nisma Ligjore drejtuar Kuvendit përmes deputetëve konform ligjit.
Për fat të keq ende nuk shohim vullnet nga Komisioni i Reformës se do bëjnë ata gjëra që i ka ngarkuar Parlamenti, duke filluar me dëgjesa nga palë që kanë interes.
Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mundësi dhe kontributin për detaje dhe hollësi të procesit gjatë rregullimeve të Reformës Zgjedhore, të bindur për një produkt zgjedhor të dobishëm, ndryshe nga justifikime që disa drejrues politik apo komisionier, lidhur me mundësinë e përdorimit të teknikës dhe koston që u dashka nëse implementohet.
Këo janë thesht abuzime, aq më tepër bëhen të pa besueshme, kur i thonë persona, që deri dje kanë qenë aktorë, hartues dhe promovues të masave që garantojnë besimin mes palëve në proces. Na duket pak si habi që sot promovohen si “Ekspert” të pavarur.
Në përfundim më lejoni që nga “Konferenca për Korupsionin Zgjedhor e 26 Janarit 2016, të kujtojë:
Zotit Balla, qëndrimin e Kryetarit të Mazhorancës Rama, kur deklaroi se është i vendosur për “Depolitizimin e Komisionerëve të Administrimit të Zgjëdhjeve” dhe minimizimin e Reklamave gjatë fushatës Zgjedhore,..
Zotit Bylykbashi, qëndrimin e Kryetarit të Opozitës Basha, kur deklaroi se është i vendosur për “Financim nga Buxheti për mbulimin e tërë Procesit Zgjedhor” dhe së fundi për Votimin Elektronik si paketë e plotë, mos na bëhet alibi dhe pengesë edhe për leximin e kartave dhe numërimin elektronik, që në fakt janë pjesë e Kodit Zgjedhor aktual te Shtojca II dhe III (sistemi SEV dhe SEN),..
Përmes deputetit Rama, qëndrimin e Kryetarit të Kuvendit Meta, për nevojen e listave të hapura dhe Reformë Zgjedhore Gjithëpërfshirëse,.. së paku të informojë për ecurinë e punës së Komisionit dhe Nismës Ligjore.
Zotin Donald LU, i cili na solli emocine përmes kontributeve të së jëmës për punën plot pasion e pa u lodhur rrugicave në lagjen ku banonin për të kujtuar zgjedhësit se duhet të marin pjesë dhe si dhe ku duhet të votonin.
Zotin Jan RUDOLHF, që u tregua i drejtpërdrejt dhe kritik ndaj çfarë ka ndodhur me zgjedhjet në shqipëri, sinqerisht u falenderu shumë nga pjesmarësit në atë Konferencë.
Zotin Robert WILTON, që pasi kujtuoi konstatimet mbi problemet e zgjedhjeve në Shqipëri, mbylli fjalën e Tij, “ Nëse shkelet qoftë edhe një standard në Procesin Zgjedhor, i gjithë procesi konsiderohet pa standard”
Me përgjegjësinë e qytetarit, zgjedhësit dhe përfaqësuesit, para se të them diçka para zgjedhësve e mbështetësve, nga atëherë deri sot.
Çfarë do të realizohen nga këto që janë deklaruar 10 muaj më parë ?!!
Fjala e mbajtur ne takimin me te njeten teme ne tavolinen me ambasadore te partive jashte parlamentare. Eduart ABAZI, Kryetar i Aleancës Demokratike, Koordinator i Tryezës së Partive jo Parlamentare