Home KRYESORE Gjyshi im amerikan thoshte: “Eja o nipçe se Shqipëria s’bëhet” ????????

Gjyshi im amerikan thoshte: “Eja o nipçe se Shqipëria s’bëhet” ????????

Nga Kreshnik Spahiu*

Gjyshi im vdiq si amerikan por në Shqipëri nuk e tregonte kurrë pasaportën e SHBA sepse do burgoseshim 7 breza si agjentë të CIA.

Prej gjaku, si nip i tij, më takonte edhe mua të merrja Pasaportën amarikane por ndonëse kam udhëtuar 32 herë në SHBA kam refuzuar tē kërkoj green card që më takon.

Kam kohē qē e mendoj nëse Shqipēria ka oksigjen për të jetuar apo duhet emigruar si miliona të tjerē për njē shekull qē kur u largua im gjysh.

Me trishtim po shoh rradhē të gjata tek fotografët për mijëra aplikues të llotarisë e ku as 0.2 % nuk fiton. Ikin dhe ikin po kujt ja len familjen, pronat, profesionin dhe mbarë Shqipërinë.

Çdo ditë largohen dhe arratisen nga skëterra duke braktisur gjithçka dhe vite e vite investim. Në fund fitojnë plehrat që na qeverisin sepse largohet populli opozitar, i pakënaqur me regjimin.

Ata mbretërojnë dhe duartokasin gjysëm milion shqiptar që jetën e varin tek llotaria. Në fakt unë refuzova 25 vjet shtetësinë amerikane të gjyshit tim me iluzionin se duhet braktis qeveria por jo Shqipēria.

I lutem zotit qē gjyshi im mos ketē qënë një shekull pëpara më i mençur se unë dhe më thonte shpesh: “Eja o nipçe se Shqipëria s’bëhet’

Share: