Home KRYESORE Idrizi në “Top Show” demostron “telefonin e prishur” te Cameve me Ilir...

Idrizi në “Top Show” demostron “telefonin e prishur” te Cameve me Ilir Meten dhe deputetet filo greke

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dje ne Top Show foli per Ilir Meten sikur ky te ishte Nikos Kozias qe e ka zyren ne Athine dhe jo ne te njejten ndertese te Parlamentit ne Tirane.

Pervec ketij handikapi qe rrjedh sigurisht nga veprimtaria politike e Idrizit vete, ai edhe ne respekt te kohes te duhur qe duhet te kishte folur, reagoi ne momentet kur Ilir Meta me delegacionin qe e shoqeron dominuar krejt natyrshem nga deputete filo grek dhe jo Cam.

Meta ne Athine shkoi per negociata dhe heqjen e Ligjit luftes dhe jo te bente lufte me Athinen zyrtare.

Ne fakt, Idrizi duhet te pyes veten pse nuk ka menduar kurre qe koleget e natyrshem filo grek te parlamentit shqiptar ti tentoje si mundesi dialogu me Athinen dhe jo kete te fundit si mundesi largimi edhe me ata qe i ka ne te njejtin institucion te shtetit shqiptar dhe jo atij grek!?

Dhe ja cfare tha Idrizi ne Top Show:

Idrizi deklaroi se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duhej të ishte treguar më i drejtpërdrejt në lidhje me çështjen çame në vizitën e tij zyrtare në Greqi. I ftuar në emisionin “Top Show”, Idrizi, që është partner koalicioni me LSI-në, thotë se Meta obligohet nga rezoluta për çështjen çame që të bëjë më shumë.

“Vizita e zotit Meta në Greqi përkoi me letrën e komisionerit Hahn dhe në vigjilje të kësaj vizite ministri i Jashtëm grek, Kotzias, iu drejtua me një gjuhë të zhdrejtë komisionerit Hahn për çështjen çame. Në këndvështrimin tim edhe të PDIU-së , gjuha e zotit Meta ishte e pamjaftueshme. Ai duhet të ishte më i drejtpërdrejt, pasi obligohet nga rezoluta çame që është miratuar në parlamentin shqiptar si dhe është çështje prioritare edhe e qeverisë shqiptare. Zotri Meta deklaroi se duhet të shohim nga e ardhmja, por kërkesa për varrezat greke çështje nga e ardhmja është? Pastaj, çështja çame nuk çështje nga e shkuara, por shumë aktuale, ashtu siç po e trajton komisioneri Hahn”, deklaroi Idrizi.

Kreu i PDIU-së, kujtoi se Ilir Meta ishte një nga kryeministrat e parë që në vitin 1999 i kërkoi Athinës në mënyrë shumë më të drejtpërdrejt sesa sot që çështja çame duhet të trajtohet si çështje pronësore dhe e të drejtave të njeriut

Share: