Home KRYESORE Ilir Meta i përgjigjet kritikëve nga Greqia per Çështjen came

Ilir Meta i përgjigjet kritikëve nga Greqia per Çështjen came

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta deklaroi në një intervistë për Ora News se çështja çame nuk zgjidhet me protagonizëm spekulativ, por me krijimin e një klime pozitive midis dy vendeve.

Meta deklaroi se çështja came është plaga më e thellë midis e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kur gazetari i kujtoi Ilir Metës qëndrimin që ka mbajtur në vitin 1999 për të njëjtën çështje, kreu i Kuvendit u përgjigj se protagonizmi spekulativ mund të jetë një lajm i pëlqyeshëm por nuk e zgjidh çështjen came.

Për sa i përket çështje së varrezave greke në Shqipëri, Meta deklaroi se do të përmbushen detyrimet ndërkombëtare si vend anëtar i NATO-s dhe se do të zbatohet marrëveshja midis dy vendeve.

Share: