Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka folur nga Fieri për reformën zgjedhore, duke vënë theksin te zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Madje kryetari i LSI shkoi edhe më tej duke kërkuar masa ekstreme për ata që do të tentojnë të blejnë votën e shqiptarëve.
“Duhen masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve shqiptarë, ta kushtëzojnë atë, ta fotografojnë atë, ta blejnë atë dhe ta manipulojnë atë”, tha Meta.
Një deklaratë e tillë sigurisht eshte politike dhe shkon perkitazi me qendrimet e Opozites e cila akuzon aleatin e Ilir Metes per blerje votash si ne Korce ashtu se fundi edhe ne Diber.
Nese flasim per Dibren, LSI e Metes ndejti jashte gares jo rastesisht ndaj duket se Meta eshte gati te cedoje ne kete drejtim ku tashme ka edhe sfidante brenda koalicionit qeverises ku ben pjese.
Per me shume Meta i ben thirre edhe aleatit kryeminister i cili eshte i vetmi i pa interesuar per ndryshimin e Kodit Elektoral qe i ka garantuar atij nje Republike Kryeministrore de facto.
Ndersa Ilir Meta vete eshte shume i interesuar per ndryshimin e Kodit Elektoral nga qe me sa duket partia e tij po shkon drejt rruges elektorale vecamas nga PS dhe Edi Rama.