Home KRYESORE “Iman Ballajdia” politike e “Dance with Me” dhe Nard Ndoka…

“Iman Ballajdia” politike e “Dance with Me” dhe Nard Ndoka…

Pas kërcimit të Nard Ndokës dhe Greta Koçit, polemisti eksentrik Robert Aliaj ka përfituar për t’i bërë një dhuratë të çuditshme deputetit të Partisë Demokristiane! Ai i dhuroi një bluzë me ngjyrë të kuqe që në ballë të saj kishte një shqiponjë të zezë të shpërfytyruar, me krahë që formojnë një kryq nazist duke krijuar keshtu nje “mish mash” te llojit “iman ballajdi” (gjelle e harruar për shqiptar) ne salle dhe ekran.

“Ky është kombi i shqyer, i ndarë në katër copa, ashtu si kjo shqiponjë në këtë bluzë. Kështu është katandisur vendi ynë”, u shpreh Roberti.

Nard Ndoka qe per shkak te partise qe drejton i jep ngjyre politike këtij gjesti dhe si i vetmi personazh me pergjegjesi ne zhvillime te tilla, bashkohet me mesazhin e çuditshëm, që dëshiron të përçojë Roberti nëpërmjet kësaj bluze, aq sa kapërcen nga copëtimi i Shqipërisë me gjasa te një merak i vjetër i tij, “pse shqiptarët i thonë pushtuesit vëlla, ashtu siç i thanë Erdoganit”.

Duket se ata të dy me gjasa ka pasur ndonjë marrëveshje për të bërë këtë shou, por Por kjo prodhon përplasje mes Robertit dhe Alketës, e cila reagon e indinjuar duke nënvizuar se “në këtë spektakël ka vend vetëm për kërcimin dhe jo për politikë”.

Dhe thuajse dhunshëm e ka kërkuar fjalën konkurrenti Dj Vicky, i cili shumë i irrituar për atë që u pa në skenë, i hakërrehet Robertit: “Bëj çfarë të duash por mos sill një shqiponjë naziste, mos ma prek shqiponjën Berti!”.

“Ky është një nga reagimet më idiote, kjo është vepra ime më e bukur, është nje vepër artistike, që nuk duhet të gjykohet nga injorantë”, kundërpërgjigjet Roberti.

 

Share: