Home KRYESORE Ish-prokurori i shpëton burgut, gjykata e dënon me shërbim prove

Ish-prokurori i shpëton burgut, gjykata e dënon me shërbim prove

Ish-prokurori i Fierit, Petrit Vukaj është dënuar me 2 vjet e 6 muaj shërbim prove. Ai akuzohej për korrupsion pasiv. kujtojme se Vukaj u arrestua në nëntor të vitit 2015 pasi mori para nga një qytetar për të ndryshuar akuzën për një të arrestuar, me qëllimin që t’i ulej dënimi!

Vukaj mori përsipër zbutjen e kërkesës për dënimin e Elton Xhemalit, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31 mars të këtij viti në aksin rrugor Levan­ Tepelenë, me pasojë vdekjen e Përparim Bizhga­s, shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Mendoni per njerezit e thjeshte qe denohem per gjera te vogla dhe askush nuk mendon per ta! Nese gjyqtar, politikan, apo vetem ke nje pozite nuk te gjen gje! Nese je pa perkrahje futesh ne statistikat e luftes kunder korrupsionit dhe perfundon keq…!

Share: