Çifti shkoi bashkë drejt tavolinës ku u zhvillua akti zyrtar i celebrimit. Duke qenë që ceremonia nuk ishte fetare, shoqërimi i Elias nga i ati, nuk kishte një kuptim të veçantë.
Gjithashtu, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë kanë hyrë të dy në sallën ku u zhvillua celebrimi dhe kanë shkuar të dy bashkë para zyrtarit që lexoi formulën e martesës, për këto dy arsye, edhe Princ Leka II dhe Elia Zaharia do të ecin të dy drejt tavolinës para së cilës ishte kryetari i Bashkisë.
Elia Zaharia, e veshur nuse, u shoqërua nga Princ Leka II qe qëndroi në krah të majtë, siç ka qëndruar Geraldina para 87 vitesh gjatë martesës me Mbretin Zogu I, para 200 të ftuarve.