Home KRYESORE Ja si e gjeti të braktisur në rrugë, foshnjën 1 muajshe!

Ja si e gjeti të braktisur në rrugë, foshnjën 1 muajshe!

Një foshnje 1-muajshe e seksit femër u gjet dje pasdite e braktisur në kryeqytet. Foshnja u gjet nga Fatbardha Zerani, pranë pallatit me nr 228 në rrugën ‘Arkitekt Sinani’.

”Ishte ora 8, derisa erdhën ato. Morëm policinë, pas policisë erdhi dhe ambulanca. Ta çojmë në maternitet thashë, merreni se nuk kam ku ta çoj unë e shpëtova për momentin se ndonjë qen apo mace mund ta hante. Fëmija ishte mbështjellë dhe qante se e kishte marrë uria për të ngrënë. Shi ishte, ishte lagur fëmija.” KA thene Fatbardha Zerani.

Pasi u njoftua policia fëmija u dërgua në maternitetin “Mbreteresha Geraldine’, ku po kurohet për ftohje. Ajo ka ftohje në mushkëri e shkaktuar ekspozimi disa orë në temperaturat e ftohta. Megjithatë, mjekët e maternitetit shprehen se, foshnja 1-muajshe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share: