Home KRYESORE Jam me qytetaret! Reagim pas nje komenti

Jam me qytetaret! Reagim pas nje komenti

Nga Anila Kruti

Zonje me taka firmato! Zoterinj pushtetare te majte dhe te djathte! Ju qe jeni te pangupur me pushtet,para femra! Qytetare qe lexoni dhe kuptoni…qe shihni dhe vuani! Nga perditshmeria,papunesia,hallet,varferia .

Une shoh me sy dhe vuaj me zemer, se si po degradon shoqeria shqiptare.Njerezit e afte jane pa pune,ose me pune qe nuk I pershtaten!Njerezit e vuajtur pa mbeshtetje…

Keni lene pa pune njerezit profesioniste sepse nuk pranojne te futen ne liste,te tundojne mendjet e njerezve ne fushata me genjshtrat tuaja per te fituar zgjedhjet.Qe nuk pranojne t’u servilosen.

T’u ndjekin nga pas. Njerezit e afte jane pa pune ose me pune qe nuk u pershtaten, ndersa listat mbushen me njerez te paafte..militante qe bertasin e shajne anen tjeter. I keni mbledhur nga rruga dhe po i fusni ne lista ,i beni drejtore ,deputete,drejtues.Emrat e tyre hyjne ne administrate ,i vishni me pushtet dhe shtypin qytetarin,nga padija.

Nga padija natyrisht! Shqiperia dhe te rinjte nuk jane te asnje partie. Nuk duhet te jene! Ata jane vizioni i shpreses i europianizimit.

Une jam me qytetarin…Me ate qe vuan per buken e gojes …Me ate qe eshte pa pune,pa shtepi.Jam me prinderit e mi qe nuk del pensioni per te blere ilacet,me pensionstet qe nuk e nxjerrin dot muajin me pensionin e tyre.Me ata qe dergjen spitaleve se nuk ka para te blejne ilacet.Jam me njerezit ne nevoje…

Me te rinjte qe kane mbaruar shkollen dhe nuk gjejne dot pune se nuk jane me listat e partive,nuk kane miq ,as leke per t’ua dhene ju.

Ty nuk qaj hallin se e mbush xhepin plot,se zgjedh ushqimin me te mire,se shkon ben pazar jashte vendit,kur qytetaret s’kane c’te hane ,ose hane me lista…Ju shkoni ne restorantet me te mira dhe takat i bleni firmato,ndryshe nga ne,nga te gjitha grate qe kursejne nga rrugat e vogla per t’i blere nje pale kepuce te mira.

Ty, juve ua ka dhene atributet partia kush…politika . Them te verteten! Jam me qytetaret …!

Share: