Home KRYESORE Kapet gardisti që grabiste karburantet në Tiranë

Kapet gardisti që grabiste karburantet në Tiranë

21 vjeçari, Geraldo Guci ka kryer disa grabitje deri tani, pavarësisht se është me detyrë punonjës i Gardës së Republikës.

Sipas policisë, Guci parkonte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme, kontrollonte me kujdes territorin dhe bënte goditjet në karburant.

“Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për tju shmangur pikave të kontrollit” njoftoi policia.

Ngjarjet kriminale që kanë si autor Geraldo Gucin janë:

1. Më datë 16.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”

2. Më datë 12.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë

3. Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.

4. Më datë 03.09.2016, në rrugën “Myslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një aparat telefonik i tipit “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S.

2. Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në brendësi të saj u gjendën:

– Tre gëzhoja pistolete model 54.

– Dy fishekë automatiku model 56.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 140 dhee 278/2 të Kodit Penal/lapsi.al

Share: