Home KRYESORE Kërcënimi” i Kotzias, Braçe: Nuk di nëse Qeveria e vendit tim e...

Kërcënimi” i Kotzias, Braçe: Nuk di nëse Qeveria e vendit tim e lexon këtë ministër apo jo?!

Duket se pas “paralajmërimit” të kreut të diplomacisë greke në drejtim të Shqipërisë duke përmendur supermacinë e vendit fqinj, ne mungese te reagimit te qeverise, ka reaguar deputeti i mazhorancës, Erjon Braçe.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti socialist  kërkon prej qeverisë shqiptare që t’i kërkojë shpjegime Greqisë.

 Komenti i plotë i Erion Brace:

 Unë nuk di nëse i duhet kushtuar vëmendje Ministrit të Jashtëm të Greqisë. Unë nuk di nëse Qeveria e vendit tim e lexon këtë ministër apo jo;

Por mendoj se këtij zotërie i duhen kërkuar ca shpjegime.

Madje besoj se ai duhet t’i bëjë ca sqarime vetë, pa ia kërkuar ndonjë shqiptar, meqë na është drejtuar ne dhe ne të jemi të qartë.

Për shembull, ministri i Jashtëm i Greqisë duhet të sqarojë qëllimin e përmendjes në funksion të supermacisë greke, të “Sistemeve të shumëfishta të mbrojtjes dhe sigurisë”!

Për çfarë të na i ketë kujtuar vallë?

Ministër, je “cenuar” shumë prej qëndrimit të vetëm njërit prej komisionerëve të BE dhe duket se ke humbur fillin.

Shqipëria e Greqia janë anëtarë të NATO-s. As që më interesojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit tim për t’i përmendur kund apo kujt, më mjafton siguria kolektive që ofron NATO.

Kurrë, në këtë rajon, fqinj me ne apo të tjerë shtete, nuk janë sulmuar prej shqiptarëve. Përkundrazi, ne jemi sulmuar e copëtuar madje.

Por NATO-n si institucion i sigurisë kolektive të të gjithë anëtarëve të saj, ia vlen ta kujtojmë këtë herë!

Share: