Home KRYESORE Kikia: Ne parlament do fusin kusherinjte e Krimit. Duhet shembur ky sistem.

Kikia: Ne parlament do fusin kusherinjte e Krimit. Duhet shembur ky sistem.

Nga Mentor Kikia

Me ç’po duken bathët, në Shqipëri nuk do të ketë ndonjë reformim të sistemit zgjedhor. Dmth do të shkohet në zgjedhje serish me listat e mbyllura, ku ne do të votojmë partinë dhe partia do të emërojë deputetet.

Dmth, në parlament sërish nuk do të hyjnë atë që duam të zgjedhim ne për të na përfaqësuar, por ata që do të zgjedhin kryetarët e partive.

Në lista do të ketë njerëz të aftë, të paktën për të shkruar e lexuar fjalime, hartuar e diskutuar projektligje. Por më të shumtët, për fat të keq, do të jenë sërish njerëz të bindur politikisht, e padyshim edhe tregtarë, biznesmenë, ndërtues dhe njerëz të tjerë të pasur.

Sepse ata paguajnë, ata ushqejnë makinerinë elektorale të partisë, ata sigurojnë votat e tyre, ata e kanë të sigurtë fitoren. Sepse ata kanë para dhe kanë rreth tyre njerëz të fortë. Sepse ata grisin defterët e borxhlinjve nëpër dyqane, shpërndajnë miell e ushqime në fshatra e lagjet përiferike të qyteteve ku varfëria të zhburrëron. Edhe në këto zgjedhje….

Oh jo, në këto zgjedhje nuk do të garojnë apo fitojnë persona të dënuar apo në proces gjykimi, për krime të ndryshme. Ligji për dekriminalizimin i ndalon. Por do të jenë kushurinjtë e tyre, shokët e tyre, pasi në parlament vërtet nuk do të futen njerëzit e botës së krimit, por do të futen paratë e krimit, sepse askush nuk i kontrollon dhe ndalon ato.

Dhe këtu s’ka asnjë ndryshim.

Në fakt ky është sistemi që ka shkatërruar demokracinë. Ndërsa rrekemi të bëjmë reforma, si ajo në drejtësi, për të luftuar korrupsionin, duhet ta dimë se korrupsioni është pikërisht pasojë e këtij sistemi që e ka shndërruar politikën në biznes.

Dhe një biznes nuk mund të sillet kurrë pastaj si qeverisje, por vetëm si një sipërmarrje. Ndaj, nëse ka në këtë vend njerëz që mendojnë se punët këtu janë keq dhe zgjidhja është të ndërrojmë kryeministrin(pra qeverinë), gabojnë.

Nuk është ky problemi. Sado ti ndërrojmë qeveritë, do të vijë e njëjta. Sepse është sistemi. Duhet të godasim në zemër sistemin. Duhet të ndalojmë paranë e zezë që ushqen politikën.

Financuesit ilegalë të politikës, qe nuk jane as te majte as te djathte, por thjeshte sipermarres makute, janë ata që do të marrin nesër tenderat dhe koncesiohet, janë ata që do të kontrollojnë fondet publike, janë ata që do të bëjnë korrupsionin me lejen e qeverisë.

Dhe ky lloj kurrupsioni nuk luftohet dot kurrë, sado reforma të bëjmë, pasi ky do të jetë korrupsion i ligjshëm, korrupsioni me VKM-ra dhe vendime parlamenti.

Vetem pasi te kemi shkaterruar kete sistem, te mendojme se si dhe ke te zgjedhim.

Share: