Home KRYESORE Kultura politike dhe shqiptarët

Kultura politike dhe shqiptarët

Nga Frederik Ruço

Duhet pranuar që në Shqiperi ende mungon kultura politike, jo vetëm në parinë politike, por sidomos në zanafillë tek masat. Kultura politike normalisht krijohet ngadalë, sepse si cdo lloj kulture varet nga tradita, por tek ne pavarësisht se e kemi nga pikepamja kohore një traditë politike ende të vonuar, them kështu se pse shqiptarëve nuk i është lënë mundësia të bëjnë politikë të pavarur, pra nuk mund të flitet për kulturë politike të mirfilltë.

Një nga faktorët është mungesa e degës universitare që duhet të merret me rimëkëmbjen e politikës kombëtare. Shumë shtete të konsoliduara në Europë i kanë ato fakultete qysh rreth shekullit IX, të cilat përparësi kanë krijimin e një grupi të aftë (pedagog-student) që merret kryesisht me politikën e jashtme e cila e ka jetike njeriun e përgatitur.

Mungesa e kulturës politike, kjo pagdhenduri politike e kudogjendur në Shqipëri, duhet parë kryesisht si pasojë e mosfunksionimit të procesit të shtresëzimit, dmth të cdo klase politike, të cdo elite politike prej 1912 e deri më sot, të cilat nuk kanë lënë asgjë pas vetes, ka kaluar pa lënë gjurmë, pa krijuar themele kulturore mbi të cilat të tjerët duhet të ndërtonin themelin e që aty të fillonte muri i politikave kombëtare e më pas të mbulohesh përreth dhe me çati. Rregullisht paritë politike i kanë asgjësuar paraardhësit, por kjo nuk do ishte aq vendimtare sikur paraardhësit të kishin lënë pas, gjëra me vlerë të atillë sa të mposhtnin kohën.

E vetmja gjë që ka ngelur është vepra e Sami Freshërit, po edhe ajo më shumë ka vlerë simbolike, sepse shumë pak e kanë lexuar e mbi të gjitha ajo i përket periudhës së rilindjes. çdo pari politike që ka qarkulluar në këto 100 vjet, nuk është kujdesur qoftë edhe një kohë të shkurtër, për të lënë prapa teori politike me vlerë të posaçme për shoqërine shqiptare, zakonisht janë riciklime të teorive që gjenden rëndom jashtë vendit. Biles edhe vetë politizimi i ideologjisë kombëtare nga ana e parive të shkuara u bindej ligjeve të huaja.

Partitë politike në Shqipëri janë marrë pothuajse vetëm me teorin e mbajtjes së pushtetit me cdo kusht dhe, politologët e së shkuarës janë kufizuar në atë drejtim. Kjo gjë ndodh për fatin e keq edhe me politollogët e sotëm (jo të gjithë) të cilët merren zakonisht me teorinë e mbajtjes së pushtetit. Mua më duket shumë dëshpëruese, pasi kjo tregon se marrja e mbajtja e pushtetit është i vetmi qëllim ku drejtohen energjitë mendore të parisë politike. Ndërkaq marrja e pushtetit duhet të jetë thjeshtë mjeti për praktikimin e një vizioni politik mbi të mirën e përbashkët.

Politikanët e sotëm kanë krijuar tek masat idenë se politika nuk është gjë tjetër, veçse marrja dhe mbajtja e pushtetit e logjikisht të merresh me politikë nënkupton të kesh mundësin e përfitimit të privilegjeve, dmth të jesh subjekt ku privilegji është prerogative. Kështu, vetë aksioni politik nënkupton për shqiptarët, sakrificë që do shpërblehet me pushtet e me pasuri e kjo është mëse normale bilës legjitime, aq sa një konceptim tjetër i veprimtarisë politike do dukej si blasfemi (sharje kundra zotit ose fesë) apo edhe idiotizëm.

Kjo mendësi tashmë është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjen shqiptare, saqë ndalon vetë procesin e shtresëzimit i cili sjell edhe kulturën politike, pra, duhet pranuar në njëfarë mënyre se ne e kemi dënuar vetë veten me pagdhendurine politike që na pelqen, bilës aq shumë saqë është krijuar edhe një lloj njësie matëse për aftësime politike të njërit apo tjetrit që merret me politikë. Nëse nuk ndryshohet kjo mënyrë së perceptuari politikën, nuk ka gjasa që të ndryshojë edhe veprimtaria politike në Shqipëri, pagdhenduria politike e tyre do udhëheqë votuesin në kutinë e votimit.

Qytetarët e zhgënjyer kanë një thënje: “ kodoshët e politikës sa here që ka fushata zgjedhore bëhen engjëj. Kuptohet që cdo votë e tillë nuk është shprehje e demokracisë por është një grusht ndaj saj dhe, i bëhet dëm çështjes kombëtare duke vonuar ndërgjegjësimin e shqiptarëve mbi të mirën e përbashkët e mënyrën se si arrihet tek ajo. Po të marrim shembullin e elitave fetare të vendit, ato kanë meritat më të konsoliduara nga të gjitha elitat e tjera.

Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera ju do të gjeni kombe të cilat kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, librash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një specifik që se ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S`ka dhe s`mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi se sa toleranca fetare”.

Share: