Home KRYESORE Sulmohet aktori Laert Vasili: Menduan se isha femër!

Sulmohet aktori Laert Vasili: Menduan se isha femër!

Aktori i njohur Laert Vasili duket se është qëlluar mbrëmjen e kaluar nga një person në rrugën ”Shyqri Ishmi”, në Tiranë.

Burime nga policia, bëjnë me dije se kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 42-vjeçari është qëlluar me grusht në kokë nga një kalimtar.

”Më sulmuan dje mbrëmë kur po zbrisja nga makina. Unë mendoj se janë grabitës oridinerë. Me siguri kanë menduar se jam femër nga flokët e gjata. Por kur u ktheva e panë se jam mashkull dhe më goditën”, ka deklaruar Vasili per Report Tv

Vasili përmes lidhjes telefonike se i bën apel policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sakaq policia ka identifikuar autorin i cili është shpallur në kërkim.

Share: