Home KRYESORE Rama-Meta takohen te vila në Bllok per 7 ligjet. Meta duhet...

Rama-Meta takohen te vila në Bllok per 7 ligjet. Meta duhet ti beje llogarite mire!

Një ditë para mbajtjes së seancës parlamentare ku do të votohen 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, duket se eshte domoshdoshmeri qe kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta te takoheshin dhe tashme e kanë nisur një takim te vila qeveritare në zonën e ish-Bllokut.

Më herët u pa që ambasadorët Lu e Vlahutin u takuan me Fatmir Xhafajn dhe kryeministrin Rama. Nderkohe opozita ka dhënë konsensus vetëm për dy prej 7 ligjeve, ndërsa mazhoranca duket e vendosur për t’i votuar e vetme.

Gjatë ditës së sotme PD çoi zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese ligjin e “Vettingut”, ndonëse ambasada e SHBA i kishte kërkuar të mos e ndërmerrte një hap të tillë.

Ajo qe nuk dihet dhe ka rendesi eshte çfarë qëndrimi do të mbajë LSI-ja. Qe Edi Rama dhe Ilir Meta kane diferenca te medha, kjo tasme dihet publikisht pavaresisht qe Edi Rama e Mohon dhe Ilir Meta nuk qarteson pozicionin e tij publikisht. Meta vazhdon te jete i paqarte per ate qe do ndodhe neser midis tij dhe kryeministrit Rama.

Nga ana tjeter, eshte mese e qarte qe aleati me i ri i koalicionit qeverises, Shpetim Idrizi e braktisi Ilir Meten per Edi Ramen dhe ky i fundit ka ne plan ti jape partise se Idrizit dimension elektoral te partise se Metes.

Meta vete ka dy shance per te reaguar, ligji i importit te mbejteve qe besohet qe presidenti Nishani do ja ktheje parlmentit dhe Reforma ne Drejtesi.

Nese Edi Rama i kalon keto dy beteje behet i pathyeshem deri ne 2021 dhe me gjase kete fitore do e paguaje LSI dhe Opozia e cila eshte akoma e paqarte dhe e pa organizuar sa dhe si duhet!

Share: