Home KRYESORE Lapsi.al: Debati Zheji-Fevziu/ Pro dhe kundër “dasmës mbretërore”

Lapsi.al: Debati Zheji-Fevziu/ Pro dhe kundër “dasmës mbretërore”

Celebrimi i marteses se nipit te dinastisë së Zogollëve, Lekës dhe këngëtares dhe aktores Elia ka ngjallur debate edhe mes komentatorëve të shtypit shqiptar. Që të dielën në një shkrim, Lapsi.al e konsideroi groteske të gjithë atë ceremoni me aristokratë të rënë nga vafti, me princër të shfronëzuar dhe me shqiptarë në kërkim të gjakut blu.

Por ky debat ka përfshirë sot edhe Artur Zhejin e Blendi Fevziun. Për të parin ajo ceremoni qe një “panair kotësisht”, ndërsa për të dytin një vitrinë për imazhin e mirë të Shqipërisë.

Artur Zheji tregon se pse e rrefuzoi ftesen e dasmës: “Personalisht, kisha një pengesë për të mos shkuar, që nuk lidhej dhe nuk lidhet aspak me Çiftin e bukur dhe të sapo martuar, por me mosdëshirën për të parë oborrtarët e vjetër dhe të rinj, që do të vërdalloseshin atë natë aty me atë sebeb.

Dhe nga pamjet që u futën në qarkullim më pas, dëshira e shfrenuar për të shkëlqyer në sipërfaqe, kish shpërthyer sipas parashikimit, sa te gratë po aq edhe te burrat, që kishin bërë çmos të ishin aty, për tu sjellë vërdallë, në Oborrin më të ri shqiptar të restauruar mbas pothuajse 100 vitesh.

U vunë në rresht bukuritë e shtirura dhe të ndrequra me bisturi klinikave më të shtrenjta të botës, me buzëqeshje të stisura dhe me pasthirma  të përkëdhelura, plot e përplot me pordhë bajate, të shitura për humor mondan. Dhe pamë, paradën e bezdisshme të fustaneve dhe kostumeve, të varësve dhe të perlave dhe diamantet që shkëlqenin gishtave, më së shumti masturbues, në mes të të ftuarve që do të vraponin të zinin rradhën e parë, sa më afër dhe sa më pranë kamerave”.

Por Blendi Fevziu,  i cili ka qenë prezent në dasëm ka një këndvështrim krej tjetër: “Për një vend të vogël dhe me njohje modeste ndërkombëtare si Shqipëria, cdo eveniment për ta sjellë atë në vëmendjen e mediave botërore është një bonus i pacmueshëm. Kjo mund të ishte mënyra më e mirë dhe padyshim më e duhura për të parë dhe komentuar dasmën e Pric Lekës me Elja Zaharian” shkruan ai duke shtuar:. Dasma arriti të tërheqë vëmendjen e disa mediave europiane. Ato e kanë përshkruar me tone mjaft pozitive. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Europian, kjo është hera e dytë që për Shqipërinë flitet pozitivisht në shtypin e huaj. Zakonisht ne tërheqim vëmendje vetëm me anën negative”.

Debati mes të dyve pritet të vazhdoje të hënën në mbrëmje edhe në studion e Opinion. (Lapsi.al)

Share: