“Si po e rrit Rusia fuqinë e saj ushtarake në kufirin e Evropës. Perëndimi përgjigjet me shfaqjen më të madhe të forcës që prej Luftës së Ftohtë, ndërsa NATO vazhdon përgatitjet për t’u përballur me Vladimir Putin”
Britania e Madhe po zhvendos trupa, tanke dhe aeroplanë në Estoni për të penguar agresionin rus, ndërsa forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Rumanisë do të bashkohen në një batalion amerikan në Poloni.
Si pjesë njësisë më të madhe ushtarake në Europën Lindore që nga Lufta e Ftohtë, avionët RAF janë duke u dërguar për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë.
Lëvizjet kanë synim të ndalojnë Moskën për të marrë apo minuar ish –satelitët e saj në Europën Lindore, siç bëri me Krinemë dhe Ukrainën.
SHBA shpreson që vendet evropiane të organizohen në katër grupe luftarake me 4 000 trupa si pjesë e përgjigjes së NATO-s për Rusinë. Më shumë trupa do të dërgohen në shtetet balltike dhe lindje të Polonisë në fillim të vitit të ardhshëm. Ata do të mbështetet me 40.000 trupat e reagimit të shpejtë të NATO-s.
Franca, Danimarka, Italia dhe aleatët e tjerë pritet të bashkohen me të katër grupet luftarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Kanadaja për të shkuar në Poloni, Lituani, Estoni dhe Letoni, me forcat që variojnë nga këmbësoria e blinduar tek dronët.
I gjithë ky operacion vjen në një kohë kur Rusia zbuloi fotot raketë së saj më të madhe bërthamore – Satan 2 – e cila është e aftë të shkatërrojë Mbretërinë e Bashkuar.
Dje Putin raportohet të ketë testuar një raketë balistike RS-18, një lëvizje që nënkuptohet si test për të parë nëse raketa mund të mposhtë sistemet e mbrojtjes amerikane.
Dhe sot, 130 qendra ushtarake janë vënë në gatishmëri të lartë në Rusi dhe gjashtë vendet përreth, për të testuar aftësinë e rajonit për t’iu përgjigjur sulmeve nga Perëndimi.
Disa shtete të NATO-s, përfshirë Estoninë, kanë frikë se mund të jenë në listën e Putin për t’u goditur. Dhe anëtarët e tjerë, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë detyrim ligjor për t’i mbrojtur ato.
Njësia e Aleancës do të shohë 800 trupa britanike që do të zhvendosen në Estoni për 6 muaj në Maj. Ata do të zëvendësohen nga ushtarë të tjerë nga një tjetër vend anëtar i NATO –s për të mbajtur praninë e vazhdueshme në Estoni.
Ministri britanik i mbrojtjes, Michael Fallon tha se misioni britanik do të përfshijnë tanke Challenger 2, automjete Ëarrior dhe dronë.
Tensionet mes mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar për shkak të bombardimeve të Moskës ndaj popullsisë civile në Aleppo.
Presidenti Putin dërgoi një flotë prej tetë luftanijesh ruse nëpërmjet La Manshit për të ndihmuar sulmin mbi qytetin e rrethuar sirian.
Por dje, pas presionit nga aleatët të NATO-s, Spanja tërhoqi lejen për të lejuar anijet ruse të furnizohem në një nga portet e saj, sepse Moska nuk ishte në gjendje të zotohej se anijet nuk do të përdoreshin për të bombarduar Sirinë.
Lev Gudkov, kreu i grupit rus të sondazheve Levada-Center, thotë se shumica e bashkatdhetarëve të tij “besojnë se Lufta e Tretë Botërore ka filluar”.
Ai shtoi: “Tani për tani ne jemi ende në fazën e Luftës së Ftotë, e cila mund edhe të kthehet në një luftë të nxehtë.”
Një video e shfaqur dje tregn punëtorë rusë të ekipeve të emergjencave të veshur me kostume mbrojtës dhe maska gazi, si pjesë e një stërvitje, më e madhja në disa dekada.
Putin ka kërkuar vendstrehime të mjaftueshmë për të mbrojtur të gjithë popullsinë e Moskës.
Ardhja e luftanije ruse shtesë mbrëmë në Baltik ka ngjallur shqetësim midis anëtarëve të NATO-s.
Një gazetë ruse citoi një burim ushtarak duke thënë se Serpukhov dhe Zelený Dol ishin të parët e pesë anijeve që do të vendosen aty.
Ata po formojnë një division të ri në Kaliningrad, një enklavë ruse mes të Polonisë dhe Lituanisë. Një burim tjetër tha se anijet ishin të armatosura me raketa me rreze të gjatë “Kalibr”.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila tha se në fillim të këtij muaji se dy anijet ishin rrugës për në Mesdhe, nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
NATO dhe ushtria suedeze ka konfirmuar se dy luftanije kishte hyrë në Balltik. “Anijet e NATO-s janë duke vëzhguar këtë aktivitet pranë kufijve tanë,” tha Dylan Ëhite, zëdhënësi i aleancës.
Në SHBA, Hillary Cllinton ka fajësuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale: Ne kemi kurrë, në historinë e vendit tonë, nuk kemi qenë në një situatë ku një kundërshtar, një fuqi e huaj, është duke punuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”
Putin reagoi sot duke thënë thënë: “Nëse dikush dëshiron konfrontimin kjo nuk është zgjedhja jonë, por kjo do të thotë se nuk do të ketë probleme”.
Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë qenë në mosmarrëveshje për disa javë gjatë luftës civile në Siri me SHBA-të që mbështesin grupet kryengritëse që përpiqen të përmbysin qeverinë dhe Putin që mbështet presidentin Assad.
Të dyja kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme ajrore mbi karvanet e ndihmës dhe civilëve.
Edhe pse ushtria ruse tha të martën se pezullimi i sulmeve ajrore ruse në qytetin e rrethuar të Aleppos do të vazhdojë dhe korridoret humanitare do të mbeten të hapur, ushtria siriane lëshoi një ofensivë të re në lagjet e mbajtura nga rebelët.
Bashkë me shfaqejn e raketave bërthamore, Putin është po kërkon të tregojë muskujt e tij nëpër botë.
Rusia po shqyrton për të rihapur baza ushtarake në Vietnam dhe në Kubë, ndërsa Putin kërkon të rrisë praninë e ushtrisë së tij nëpër botë.
Bazat në këto vende ka shërbyer si akse të fuqisë ushtarake globale sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë. /Marrë me shkurtime nga Daily Mail – Përgatit Lapsi.al