Home KRYESORE Lolita/ Ky emër misterioz që po i bën “opozitë online” qeverisë

Lolita/ Ky emër misterioz që po i bën “opozitë online” qeverisë

Nga Drini Zeqo

Të bësh opozitë online është sa e vështirë por po aq edhe lehtë me zhvillimin që ka teknologjia sot. Por jo të gjithë e përdorin këtë formë ose më saktë “dijnë” ta përdorin. Sondazhet në opinion.al janë kthyer në një mjet thuajse të pagabueshëm për të matur opinionin e njerëzve lidhur me tema të caktura.

Pyetjes se kush po I bën opozitën më të fortë qeverisë online, Portalet, Jeta Osh Qejf, Lolita apo “të tjera”, shumica i janë përgjigjur Lolita. Faqja enigmatike në Facebook, tashmë është kthyer në një fenomen që nuk dihet se kush fshihet pas saj. Mbase ky detaj përbën edhe një “hile” suksesi.

Disa mendojne se ajo, ai apo ata që qëndrojnë pas “Lolitës” janë kritikues vetëm të qeverisë, më pas ky opinion ndryshon kur në faqen bizarre shfaqen postime edhe per kryetarin e opozitës apo njerëz të lidhur më partitë në opozitë.

lolita picPor menjeherë pas saj në renditje vjen “Jeta Osh Qejf” një hapësirë e cila sikurse duket në titull në fillim nisi si një “treg kibernetik” argëtues por që shumë shpejt u kthye në një formë ku denoncohen raste të ndryshme të korrupsionit apo aferave në rangje të larta ose jo.

Për të ardhur keq është fakti se portalet informative zbresin në vendin e tretë. Këto të fundit në të gjithë botën marrin një vëmendje të shtuar për shkak të lirisë që kanë për të mbajtur qëndrime opozitare, gjë të cilën mediat tradicionle e kanë më të veshtirë për shkak të kohës dhe shpenzimeve më të mëdha për të mbyllur deri në fund investigime të caktuara. Pa perjashtuar ketu edhe influencen apo ndikimet politike.

Pra opozitën më të fortë “Online” sot po e bën Lolita. Ky të paktën është mendimi që kanë votuesit e opinion.al. Por edhe sa kohe do të vazhdojë kjo faqe të jetë opozitë me qeverinë dhe opozitë me opozitën?

Kjo do të varet nga vërtetësia e postimeve dhe raporti me ndjekësit online.

Drini Zeqo-  Redaktor përgjegjës I emisionit OPINION

Share: