Home KRYESORE Lotaria amerikane, ja si do të njoftoheni nëse keni fituar

Lotaria amerikane, ja si do të njoftoheni nëse keni fituar

Konsullata amerikane ka publikuar metodën se si të përzgjedhurit e Lotarisë amerikane do të njoftohen të vijojnë procedurat nëse shpallen fitues. Regjistrimi elektronik nisi më 4 tetor dhe mbyllet më 7 nëntor.

Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4-vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).

PËRZGJEDHJA

-Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur

Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së, www.dvlottery.-state. gov nga 2 maji 2017 deri në 30 shtator 2018. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, do t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov.

Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.

-Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur, A do të njoftohem

Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov, duke filluar nga 2 maji 2017, deri më 30 shtator 2018. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2018. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2017, është në dispozicion në internet nga 3 maji 2016, deri në 30 qershor 2017).

-Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit

Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit EDV, që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike, duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj.

Ambasadat dhe konsullatat e SHBA-ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit nuk mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.

-A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur dhe nuk ka planifikon që të përdorë e-mail për qëllimi të tilla si programin e DV-2018. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju do të merrni e-mail komunikimi vetëm në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Këto e-maile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ju tregojnë se detajet takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e të Regjistruarve për informacion të detajuar për çështjen tuaj. Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqe të internetit të tjera (psh., me prapashtesat “Com”, “Org”, ose “Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacionin ose materialin në këto faqet e tjera të internetit. Ju mund të merrni e-mail nga faqe interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë, t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me lotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që nuk ta shihni më atë. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit.

Këto e-maile mashtruese mund të vijnë nga njerëz që pretendojnë se kanë lidhje me Qendrën Konsullore Kentucky, apo me Departamentin e Shtetit. Mbani mend që Departamenti i Shtetit të SHBA-ve nuk ka dërguar asnjëherë e-maile për të njoftuar aplikantët që ata janë përzgjedhur dhe që nuk ka në plan të përdorë e-mailin për këtë qëllim për programin DV-2018. Departamenti i Shtetit nuk do ju kërkojë të dërgoni para me postë, apo me shërbime si “Western Union”.

-Sa individë do të përzgjidhen për DV-2018-ë

Për DV-2018 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen, ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2018-s do të fillojnë në tetor 2017 për ata të përzgjedhur, të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër, siç mund t’ju jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-ve në vendet e huaja. Çdo muaj do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2018. Aplikantët e përzgjedhur, të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpiktmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t’u lëshohen aplikantëve të tillë.(Gazeta Shqiptare)

Share: